杏MAP导航

K?rko

Papa: n? sprov?n m? t? r?nd?, t’ia besojm? Zotit britm?n e shpres?s

Nj? audienc? e p?rgjithshme e p?rqendruar t?r?sisht n? p?rvoj?n e Jezusit t? kryq?zuar. Duke komentuar pjes?n ungjillore marr? nga Sh?n Marku, Leoni XIV thekson se ?do britm? dhimbjeje, n?se i besohet Zotit, nuk ?sht? shenj? dob?sie, nuk injorohet kurr?, p?rkundrazi, ka vler? t? jasht?zakonshme. Edhe n? heshtje, Zoti ?sht? i pranish?m, kujton Papa: britma e njeriut "?sht? m?nyr? p?r t? mos iu dor?zuar cinizmit, p?r t? vazhduar t? besojm? se nj? bot? tjet?r ?sht? e mundur"

R.SH. – Vatikan

Shiu i dendur mbi Romë nuk e pengoi zhvillimin e audiencës së përgjithshme të kësaj të mërkure,10 shtator, në Sheshin e Shën Pjetrit, në prani të 35 mijë besimtarëve të ardhur nga vende të ndryshme. Gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, Papa, duke vazhduar me ciklin e katekezave që zhvillohet gjatë gjithë vitit jubilar, 'Jezu Krishti shpresa jonë', e përqendroi meditimin e tij në temën 'Vdekja. Jezusi, lëshoi një britmë të madhe - dha shpirt', sipas rrëfimit të Ungjillit të Markut.

Britma e Jezusit nuk është britmë dëshpërimi, por sinqeriteti

Korpi i Krishtit i është dorëzuar tashmë Atit Qiellor. Në pyetjen zemërthyese: "Zoti im, Zoti im, pse më ke braktisur?" shihet vuajtja para humnerës, jo e huaj edhe për Birin e Njeriut, por sidomos shihet dhurimi i plotë i vetvetes, sinqeriteti i thellë, dorëzimi fizik e shpirtëror, në të cilin duket besimi, sqaron Papa, e jo aq ndonjë krizë feje.

“Zoti nuk banon më pas një veli, fytyra e Tij duket tani plotësisht në të Kryqëzuarin. Aty, në atë njeri të munduar, manifestohet dashuria më e madhe. Aty mund të shohim atë Zot, që nuk rri larg, por depërton deri në fund në dhimbjen tonë”.

  (@Vatican Media)

Edhe në heshtje, Zoti është me ne

Pyetja e Jezusit, në kulmin e Kalvarit, është pyetja, që lind edhe në zemrat tona, ndërsa shohim të kryqëzuarit e sotëm. Jezu Krishti nuk është vetëm; nuk vdes në heshtje; nuk është i rrethuar vetëm nga tradhtarë. Ka edhe nga ata që, si centurioni, u dridhet zemra para asaj jete të ndëprerë. Kjo është shenja, që tregon se edhe një vdekje kaq e tmerrshme mund të bartë humanizëm, sepse ai shkandull hapi rrugën drejt së paku një zemre.

“E ngremë zërin në një britmë, kur besojmë se dikush ende mund të na dëgjojë. E ngremë zërin jo nga dëshpërimi, por nga dëshira. Jezusi nuk e ngriti zërin kundër Atit, por drejt Tij. Megjithëse heshtëte, ai ishte i bindur se Ati ishte aty. E kështu, na dëshmoi se shpresa jonë mund të bëhet britmë, edhe kur gjithçka duket e humbur”.

  (@Vatican Media)

Britma jonë nuk kalon pa u vënë re

Në britmën e atyre që vuajnë, sqaron Papa, mund të ketë thirrje, protestë, dëshirë, dorëzim, madje edhe "forma të jashtëzakonshme të lutjes, kur nuk na kanë mbetur më fjalë". Në bazën e saj, gjithë lëmshi i ndjenjave, që na pushtojnë. Nuk kalojnë pa u vënë re, thekson Leoni XIV.

“Një britmë nuk është kurrë e padobishme, nëse vjen nga dashuria. E nuk injorohet kurrë nëse ia besojmë Zotit. Është mënyrë për të mos iu dorëzuar cinizmit, për të vazhduar të besojmë se një botë tjetër është e mundur. Të dashur vëllezër dhe motra, ta mësojmë edhe këtë nga Jezu Krishti Zot: të mësojmë ta ngremë zërin në britmën e shpresës kur të vijë ora e sprovës më të rëndë. Jo për të lënduar, por për t’iu besuar Hyjit. Jo për të bërtitur kundër ndokujt, por për t’i hapur zemrat tona”.

  (@Vatican Media)

Britma jonë, shenjë se ia besojmë jetën Zotit

Britma jonë, vazhdon Papa katekezën e tij, bëhet kështu "një gjest shpirtëror", që shoqëron jetën e secilit që nga lindja. Prandaj, nuk është vetëm shenjë e një fundi, por edhe e një fillimi të ri; nuk është vetëm fryma e fundit para vdekjes, por pranimi i plotë i jetës e, njëkohësisht, shenjë se ia besojmë atë Zotit.

“Ashtu si për Jezusin: kur gjithçka dukej se kishte marrë fund, në të vërtetë, po fillonte shëlbimi. Nëse shprehet me besimin dhe me lirinë e bijve të Zotit, zëri i dhimbshëm i shpirtit tonë, i bashkuar me zërin e Krishtit, mund të bëhet burim shprese për ne dhe për njerëzit përreth nesh”.

10 shtator 2025, 11:34

Audiencat e fundit

Lexo gjith?ka >