杏MAP导航

K?rko

Papa: prania e Zotit duket aty ku njer?zimi jeton padrejt?sin? e frik?n

N? audienc?n e p?rgjithshme, Papa u p?rqendrua n? fillimin e mundimeve t? Krishtit - arrestimin e tij n? Kopshtin e Ullinjve - rr?fyer n? Ungjillin e Gjonit - dhe kujtoi "se si n? zem?r t? nat?s, kur gjith?ka duket se po shembet", Jezusi "tregon se shpresa e krishter? nuk ?sht? shmangie, por vendim". "Jet?n dhuruar lirisht p?r dashuri, nuk mund t? na e marr? askush".

R.SH. / Vatikan

Jezusi tregon se prania e Zotit duket pikërisht aty, ku njerëzimi provon padrejtësinë, frikën, vetminë. Pikërisht atje, drita e vërtetë është gati të shkëlqejë pa frikë se mund të mposhtet nga përparimi i errësirës.

Katekizmi i sotëm i Leonit XIV gjatë audiencës së përgjithshme të mbajtur në Sallën Pali VI, në Vatikan, na nxit të shpresojmë në dashurinë e Krishtit edhe në situatat më të vështira. Papa përqendrohet në fillimin e Mundimeve të Krishtit – në arrestimin e Jezusit në Kopshtin e Ullinjve - shkëputur nga Ungjilli i Gjonit, dhe thekson se si ungjilltari "nuk na paraqet Jezusin e frikësuar, që ikën ose fshihet", por "një njeri të lirë, i cili del përpara dhe flet, ballë për ballë me orën, kur drita e dashurisë më të madhe mund të zbulohet".

"Në zemër të natës, kur gjithçka duket se po shkërmoqet", vazhdon Papa, "Jezusi tregon se shpresa e krishterë nuk është shmangie, është vendim".

Ky qëndrim është fryt i lutjes së thellë, në të cilën nuk i kërkojmë Zotit të na i kursejë vuajtjet, por të kemi forcën për të vazhduar në dashuri, duke e ditur se askush nuk mund të na e marrë jetën e dhuruar lirisht, për dashuri.

Në vuajtje, një jetë e re

Papa Leoni XIV e di se edhe Jezusi "ndjehet i shqetësuar" nga Mundimi, "përballë një rruge, që duket se të çon vetëm në mort e në fund". Por ai "e jetoi çdo ditë të jetës së tij si përgatitje për këtë orë dramatike dhe sublime", theksoi Papa, e për këtë arsye, nuk ikën nga mundimet.

Mbetet i bindur "se vetëm një jetë e humbur për dashurinë, në fund të fundit gjendet përsëri. Këtu qëndron shpresa e vërtetë: jo në përpjekjen për të shmangur dhimbjen, por në besimin se fara e një jete të re fshihet edhe në zemër të vuajtjes më të padrejtë.

Një dashuri e lirë, e dhuruar

Në të vërtetë - vijoi katekizmin e audiencës së përgjithshme Papa Leoni XIV - Krishti "ia dorëzon veten" atyre që duan ta arrestojnë, "jo nga dobësia", por nga "dashuria, një dashuri aq e plotë, aq e pjekur, sa nuk ka frikë nga refuzimi". E jo vetëm që "e lejon veten të kapet", por kërkon edhe që rojet t’i lirojnë dishepujt, "miqtë e tij", duke dëshmuar "se flijimi i tij është akt i vërtetë dashurie", shton Papa. Ai nuk është viktimë arrestimi, por autor dhurate" që "mishëron  shpresën e shpëtimit për njerëzimin tonë: duke ditur se, edhe në orën më të errët, ne mund të mbetemi të lirë të duam deri në fund të fundit":

Zemra e tij e di mirë se humbja e jetës për dashurinë nuk është  dështim, por zotëron frytshmëri misterioze. Si kokrra e grurit që, duke rënë në tokë, nuk mbetet vetëm, por vdes dhe bëhet frytdhënëse.

Shpresa e fesë sonë

“Po ne?” pyeti Papa gjatë katekizmit të audiencës së sotme të përgjithshme, “sa shpesh i mbrojmë jetët tona, planet tona, siguritë tona, pa e kuptuar se, duke vepruar kështu, mbetemi vetëm?”. “Logjika e Ungjillit është e ndryshme”, pohoi Ati i Shenjtë “vetëm ajo që jepet, lulëzon; vetëm dashuria falas, mund të rivendosë besimin edhe aty ku gjithçka duket e humbur”. Duke u përpjekur të ndjekim Jezusin, jetojmë çaste kur kapemi në befasi dhe zhvishemi nga siguritë tona”, pranon Leoni XIV, duke pohuar se këto janë çastet më të vështira, kur tundohemi të braktisim rrugën e Ungjillit sepse dashuria duket shtegtim i pamundur. Por, edhe në këto çaste, Zoti mbetet afër:

Kjo është shpresa e fesë sonë: mëkatet dhe ngurrimet tona nuk e pengojnë Zotin të na falë dhe të na e rikthejë dëshirën tonë për ta rifilluar ndjekjen, për të na mundësuar të japim edhe jetën tonë për të tjerët.

Zgjidheni çdo ditë për të dashur lirisht

Së fundmi, Papa i nxit besimtarët të “zgjedhin çdo ditë për të dashur lirisht”. "Të mësojmë edhe ne t'i dorëzohemi vullnetit të mirë të Atit, duke lejuar që jeta jonë të jetë gjegje ndaj të mirës së pranuar", përfundon. "Në jetë, nuk ka kuptim ta kesh gjithçka nën kontroll".

Kjo është shpresa e vërtetë: të dish se, edhe në errësirën e provave, dashuria e Zotit na ndihmon dhe  bën që të piqet brenda nesh fryti i jetës së amshuar!

27 gusht 2025, 12:07

Audiencat e fundit

Lexo gjith?ka >