杏MAP导航

K?rko

Papa: falja nuk pret pendim, ?sht? dhurat? falas, q? ndalon nj? t? keqe tjet?r

N? audienc?n e p?rgjithshme, Leoni XIV e p?rqendroi katekizmin tek gjesti i Jezusit ndaj Jud?s, n? Dark?n e Mbrame. E dinte fare mir? se po tradhtohej, e megjith?at? "deshi deri n? fund t? fundit", "duke u lar? k?mb?t dishepujve, duke thyer buk?n e duke ua ndar?". "Liria e tjetrit, edhe kur humbet n? gjirin e s? keqes", theksoi Papa, "mund t? preket akoma nga drita e nj? gjesti t? but?".

R.SH. / Vatikan

Dashuria deri në fund të fundit: ky është çelësi për të kuptuar zemrën e Krishtit. Dashuri që nuk ndalet përballë refuzimit, zhgënjimit e as mosmirënjohjes.

Kjo dashuri lind faljen. Jezusi na e tregon këtë "gjatë Darkës së Mbrame", kur "i ofron kafshatën" Judës "që është gati ta tradhtojë". Ky "nuk është vetëm gjest bashkëndarjeje", por edhe "përpjekja e fundit e dashurisë për të mos u dorëzuar", shpjegoi Papa Leoni XIV në audiencën e sotme të përgjithshme. Papa, në Sallën Pali VI, ia kushtoi katekizmin e tij të tretë "të Pashkëve të Jezusit" faljes, pjesë e ciklit jubilar "Jezu Krishti, Shpresa Jonë".

Falja e vërtetë nuk pret pendimin.

Rikthehet disa herë tek gjesti i Jezusit ndaj Iskariotit, Papa, "gjest i thjeshtë e i përvuajtur”, që tregon se si Krishti "e çon plotësisht përpara dashurinë e tij", sepse "sheh qartë" dhe e bën hapin e parë.

Liria e tjetrit, edhe kur humbet në të keqen, mund të arrihet ende me dritën e një gjesti të butë. Ngaqë ai e di se falja e vërtetë nuk pret pendim, por ofrohet e para, si dhuratë falas,  përpara se të pranohej.

Jezusi nuk lejon që e keqja të ketë fjalën e fundit

Kur vjen ora më e vështirë, Jezusi "nuk e pëson e duron atë: e zgjedh", sqaron Papa. Në praktikë, Jezusi "e di çastin kur dashuria e tij" do të plagoset nga "tradhtia" e, në vend që të "tërhiqet", "të akuzojë" ose "të mbrohet", "vijon të dojë: lan këmbët, ngjyen bukën dhe e ofron". Shën Gjoni Ungjilltar tregon për Judën sesi "Shejtani hyri në të" menjëherë pasi mori bukën nga Jezusi. Një "pasazh" që "godet", pranon Papa, "sikur e keqja, deri atëherë e fshehur, u duk, pasi dashuria tregoi fytyrën e saj më të çarmatosur". Por gjesti i Krishtit "na tregon se Zoti bën gjithçka - absolutisht gjithçka - për të na arritur, edhe në orën kur e refuzojmë"- theksoi Leoni - dhe na bën të kuptojmë se falja "nuk është harresë" ose "dobësi", por përkundrazi "është aftësi për ta lënë tjetrin të lirë, duke e dashur deri në fund të fundit".

Dashuria e Jezusit nuk e mohon të vërtetën e dhimbjes, por nuk lejon as që e keqja të ketë fjalën e fundit. Ky është misteri që kryen Jezusi për ne, në të cilin edhe ne, nganjëherë, jemi të thirrur të marrim pjesë.

Vazhdoni të doni gjithmonë

Sot, shumë marrëdhënie prishen, shumë histori bëhen të ndërlikuara dhe shumë fjalë të pathëna mbeten të pathëna, por ungjilltarët na tregojnë një rrugë të re për të ecur.

Ungjilli na tregon se ka gjithmonë një udhë për të vazhduar të duam, edhe kur gjithçka duket e prishur në mënyrë të pandreqshme. Të falësh nuk do të thotë ta mohosh të keqen, por ta parandalosh të lindë një të keqe tjetër. Nuk është si të thuash se nuk ka ndodhur asgjë, por të bësh gjithçka të mundshme për t'u siguruar të mos jetë pakënaqësia që vendosë të ardhmen.

Një udhë tjetër

Edhe nëse Juda e çon deri në fund planin e tij të tradhtisë, "Krishti mbetet besnik deri në fund të fundit, e kështu dashuria e tij është më e fortë se urrejtja".

Edhe ne jetojmë netë të dhimbshme e të lodhshme. Netë të shpirtit, netë  zhgënjimi, netë kur dikush na lëndoi ose na tradhtoi. Në ato çaste, tundimi është të mbyllemi në vetvete, të mbrohemi, të kundërsulmojmë. Por Zoti na bën të shpresojmë se ka gjithmonë një mënyrë tjetër. Na mëson se mund t'u ofrojmë një kafshatë edhe atyre, që na kthejnë shpinën. Që të mund t'u përgjigjemi me heshtjen e besimit. Dhe që të mund të ecim përpara me dinjitet, pa hequr dorë nga dashuria.

Falja e çliron atë që dhuron.

Prej këndej, ftesa e Papës që të kërkojmë "hirin e Zotit për të ditur si të falim, edhe kur ndihemi të keqkuptuar, e edhe kur ndihemi të braktisur".

Siç na mëson Jezusi, dashuri do të thotë ta lësh tjetrin të lirë - madje edhe të tradhtojë - pa pushuar kurrë së besuari se edhe ajo liri, e plagosur dhe e humbur, mund të shkëputet nga mashtrimi i errësirës dhe të rikthehet në dritën e mirësisë. Kur drita e faljes mund të filtrohet përmes çarjeve më të thella të zemrës, ne e kuptojmë se ajo nuk është kurrë e kotë. Edhe nëse  tjetri nuk e pranon, edhe nëse duket e kotë, falja i çliron ata që e ofrojnë atë: e shkrin pakënaqësinë, rikthen paqen dhe na rikthen në vetvete.

Shkurt, falja e Krishtit dhe "gjesti i tij i thjeshtë i ofrimit të bukës, tregon se çdo tradhti mund të bëhet mundësi për shpëtim" nëse zgjidhet si  hapësirë për një dashuri më të madhe, përfundoi Papa.

Jezusi "fiton” mbi të keqen "me të mirë", "duke e penguar të shuajë çka është më e vërtetë në ne: aftësinë për të dashur.

20 gusht 2025, 12:36

Audiencat e fundit

Lexo gjith?ka >