杏MAP导航

K?rko

Leoni XIV: jeta ?sht? n? duart tona, t'i japim z? d?shir?s p?r sh?rim

Bllokimi i brendsh?m dhe i jasht?m, ishte n? qend?r t? katekizmit t? audienc?s s? p?rgjithshme t? Pap?s, i pesti q? nga fillimi i papnis? s? tij. P?rmes figur?s ungjillore t? paralizuarit, na fton ta kap?rcejm? ?do "vizion fatalist", duke e nxitur secilin t? ringrihet dhe “t? marr? p?rgjegj?sin? p?r t? zgjedhur rrug?n, q? do t? ndjek?".

R.SH. / Vatikan

Paraliza e trupit dhe e shpirtit, rrugët pa krye të ekzistencës, të jashtme dhe të brendshme. Blloqe të padukshme! Ia marrin frymën atij, që vijon të "shpresojë", duke nënkuptuar idenë e hidhur se pritja, dëshira, ëndërrimi tani janë të padobishme. Palëvizshmëri të lashta, të lindura nga zhgënjime aq të thella, sa ta mpijnë "edhe vullnetin për t'u shëruar". Ndonjëherë ndihemi të shtypur nën peshën e një "fati të pafavorshëm", e "lufta" duket tashmë e humbur, e varrosur "nën një vizion fatalist" të jetës. E megjithatë, nga ajo thellësi e heshtur, lind "dëshira më e vërtetë dhe më e thellë": të ngrihesh përsëri në këmbë. Dëshirë e nënshtruar, por e gjallë, së cilës është themelore t'i "japësh zë".

Është thirrje për guxim, të cilën Papa Leoni XIV ua drejton rreth 40,000 besimtarëve të mbledhur sot, 18 qershor, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, për audiencën e pestë të përgjithshme të papnisë së tij: ftesë për të dalë nga amullitë vetjake, për të mos iu nënshtruar fatit.

Paraliza dhe rrugët pa krye

Katekizmi zhvillohej duke u nisur nga kundrimi i vazhdueshëm i "Jezusit që shëron". Në këtë rast, Papa u ndalua tek situatat e ngërçit ekzistencial, që të çojnë në "rrugë pa krye", sipas kapitullit të pestë të Ungjillit të Gjonit (5,1-9). Ndonjëherë na duket se është e kotë të vazhdojmë të shpresojmë;  dorëzohemi, e nuk kemi më vullnet për të luftuar. Një gjendje shpirtërore, që Ungjijtë e mishërojnë me figurën e të paralizuarit. E pikërisht mbi shërimin e tij, rrëfyer në kapitullin e pestë të Ungjillit të Gjonit, e përqendron reflektimin Leoni XIV.

Shpresa e të sëmurëve

Episodi që rrëfen Ungjilli i Gjonit zhvillohet në Jerusalem, gjatë një feste hebraike. Jezusi "nuk shkon menjëherë në tempull" - theksoi Papa - por ndalet pranë një dere, vend që përdoret për të larë delet e caktuara për flijim. Aty pranë kishte edhe shumë të sëmurë. Një hollësi e rëndësishme: "ndryshe nga delet, ata përjashtoheshin nga tempulli sepse konsideroheshin të papastër". "Dhimbjes" së tyre, pra,  i afrohet Jezusi.

Kisha, figurë e shërimit

Të sëmurët kishin shpresë "në një mrekulli, që mund t’ua ndryshonte fatin". Pishina e Betzaetà-s - ose "shtëpia e mëshirës" - besohej se kishte ujëra të mrekullueshme, ujëra që shëronin. Kur lëviznin, besohej se të parët që zhyteshin do të shëroheshin. Kjo shkaktonte "konkurrencë ndërmjet të varfërve".  Një skenë e trishtueshme: njerëz të sëmurë që, me vështirësi, përpiqeshin të tërhiqeshin drejt pellgut. Ndërsa Papa Leoni XIV nxjerr një përfundim pozitiv prej saj:

Mund të jetë një figurë e Kishës, ku mblidhen të sëmurët dhe të varfrit e ku Zoti vjen të shërojë dhe të japë shpresë.

Zhgënjimi që çkurajon

Ndërmjet atyre të sëmurëve, Jezusi i drejtohet një burri të paralizuar për tridhjetë e tetë vjet: tepër. “I dorëzuar tashmë” - vëren Papa.

Në të vërtetë, çka na paralizon shumë herë, është pikërisht zhgënjimi. Ndihemi të çkurajuar dhe rrezikojmë të biem në përtaci.

“A dëshiron të shërohesh?”

Pyetja, që i drejton Jezusi, duket tejet e rëndomtë: “A dëshiron të shërohesh?”. Por, nuk është kështu.

Përkundrazi, është pyetje e domosdoshme, sepse, kur je bllokuar për kaq shumë vjet, edhe vullneti për t’u shëruar mund të zbehet. Ndonjëherë preferojmë të qëndrojmë ashtu, të sëmurë, duke i detyruar të tjerët të kujdesen për ne. Herë tjetër, është pretekst për të mos vendosur çfarë të bëjmë me jetën tonë. Në vend të kësaj, Jezusi zgjon tek ky njeri dëshirën  më të vërtetë dhe më të thellë.

“Pse ta shtyjmë më tej shërimin?”

Përgjigja është kuptimplotë. Përshkruan “vizionin e jetës” të paralitikut. E thotë i pari: “Nuk ka askënd që ta zhytë”.

Prandaj, faji nuk është i tij, por i të tjerëve që nuk kanë kujdes për të. Ky qëndrim bëhet pretekst për të shmangur marrjen e përgjegjësive. Por a është e vërtetë se ai nuk kishte askënd që ta ndihmonte?

Përgjigjet Shën Augustini: “Po, për t’u shëruar, ai kishte absolutisht nevojë për një njeri, por një njeri që ishte edhe Zot. Pra, erdhi njeriu i nevojshëm e tha: pse ta vonojmë akoma shërimin?”.

Ngrehu përsëri

Paralitiku ankohet edhe pse dikush gjithmonë i paraprin në ujë. Një "vizion fatalist" i ekzistencës - thekson Leoni XIV - që zë rrënjë kur mendojmë se gjërat ndodhin vetëm përmes fatit të keq ose "fatit të pafavorshëm".

Ky njeri është i çkurajuar. Ndihet i mundur në luftën e jetës. Në vend të kësaj, Jezusi e ndihmon të zbulojë se edhe vetë jeta është në duart e tij. E fton të ngrihet, të dalë nga situata e tij kronike dhe të marrë barelën.

Zgjidhe rrugën që do të ndjekësh

Ajo barelë nuk duhet harruar, as injoruar: është "histori" e një të kaluare, e një sëmundjeje që deri në atë çast përfaqësonte një pengesë, duke e detyruar atë njeri të "shtrihej si i vdekur".

Tani ai mund ta marrë atë barelë dhe ta çojë kudo që të dëshirojë: mund të vendosë, kështu, çfarë të bëjë me historinë e tij! Është fjala për ecjen, për marrjen e përgjegjësisë, për të zgjedhur se cilën rrugë do të ndjekë. Edhe kjo, falë Jezusit!

Lutje për të paralizuarit

Papa Leoni XIV përfundon katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme, pra, duke e nxitur çdo besimtar t'i kërkojë Zotit "dhuratën që të kuptojë ku iu bllokua jeta".

Të përpiqemi t'i japim zë dëshirës sonë për t'u shëruar. E të lutemi për të gjithë ata, që ndihen të paralizuar, që nuk shohin rrugëdalje. Të kthehemi për të jetuar në Zemrën e Krishtit, që është shtëpia e vërtetë e mëshirës!

18 qershor 2025, 12:40

Audiencat e fundit

Lexo gjith?ka >