杏MAP导航

K?rko

Leoni XIV: jemi m?suar t’i llogarisim gj?rat, por Zoti e jep dashurin? e tij pa mas?

N? audienc?n e tij t? par? t? p?rgjithshme, mbajtur sot, 21 maj, n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, Papa Leoni XIV vazhdoi ciklin e Jubileut nisur nga Fran?esku, titulluar "Jezu Krishti Shpresa jon?" duke e zhvilluar katekizmin mbi sh?mb?lltyr?n e mbjell?sit. Nga kjo histori m?sojm? se “?do fjal? e Ungjillit ?sht? si far?, q? hidhet n? tok?n e jet?s son?”, n? “ nj? mori situatash t? ndryshme”, por “Zoti ?sht? besimplot? dhe shpreson se fara do t? lul?zoj? - her?t a von?”

R.SH. - Vatikan

Një turmë festive dhe gazmore e mirëpriti Leonin XIV sot, 21 maj, në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e tij të parë të përgjithshme. Shtëllungat e reve të zeza nuk i trembën shtegtarët, grupet nga vende të ndryshme të botës, murgeshat, priftërinjtë, të rinjtë dhe familjet që mbushnin gjysmërrethin e Berninit, ku Papa mbërriti me një xhip të bardhë pak pas orës 9:30. Lëvizje e gjatë, kjo e Papës ndërmjet 40 mijë besimtarëve, që brohorisnin emrin e tij, duartrokisnin, tundnin shalle, kapela e shami për ta mirëpritur. Leoni XIV bekonte, buzëqeshte, përshëndeste, duke u ndaluar herë pas here për të marrë fëmijë ndër krahë dhe për të kërkuar mbrojtjen e Zotit mbi ta.

Pasi mbërriti në shkallët e Bazilikës së Vatikanit, Papa përshëndeti lexuesit, të cilët më pas shpallën fragmentin ungjillor mbi shëmbëlltyrën e mbjellësit, temë e katekizmit, që rifillon ciklin e Jubileut të nisur nga Françesku, titulluar “Jezu Krishti Shpresa Jonë”.

“Jam i lum që po ju ??mirëpres në këtë audiencë të parë të përgjithshme”- pohoi Leoni XIV, që vazhdoi serinë kushtuar temës “Jeta e Jezusit. Shëmbëlltyrat” dhe shpjegoi se këto histori “na ndihmojnë të rizbulojmë shpresën, sepse na tregojnë se si vepron Zoti në histori”. E pastaj u përqendrua te shëmbëlltyra e mbjellësit, “një lloj hyrjeje në të gjitha shëmbëlltyrat”, sepse në të mund të “njohim mënyrën e komunikimit të Jezusit, e cila ka kaq shumë për të na mësuar për shpalljen e Ungjillit sot” e që, njëkohësisht na fton ta mirëpresim Fjalën e Zotit.

  (@VATICAN MEDIA)

Trojet e jetës sonë

Shëmbëlltyrat – vijoi - propozojnë histori marrë "nga jeta e përditshme", por që kanë "një kuptimi më të thellë"; “ngjallin tek ne pyetje”, na ftojnë të mos ndalemi te “pamja”, të shohim veten dhe jetën tonë duke e krahasuar atë me historinë. “Shëmbëlltyra më hedh përpara një fjalë që më provokon dhe më shtyn të vë në dyshim vetveten” - shton Leoni XIV duke shpjeguar se shëmbëlltyra e “mbjellësit” na ndihmon të kuptojmë “dinamikën e fjalës së Zotit” dhe “efektet” që “prodhon”:

Çdo fjalë e Ungjillit është si një farë që hidhet në tokën e jetës sonë.

Kjo tokë është “zemra jonë”, “bota”, “bashkësia”, “Kisha” dhe, në shëmbëlltyra të ndryshme, Jezusi na bën të kuptojmë se mund të jetë edhe “gruri e egjra, fara e sinapit e thesari i fshehur”.

  (@Vatican Media)

Fjala e Jezusit u përket të gjithëve

Zoti, me fjalën e tij, arrin në çdo “terren”, “pllenon dhe provokon çdo realitet”, “magjeps dhe intrigon”, por “ndërmjet njerëzve ka, padyshim, shumë situata të ndryshme”, sqaron Papa.

Fjala e Jezusit është për të gjithë, por tek secili vepron në një mënyrë të ndryshme.

Këtë na bën ta kuptojmë shëmbëlltyra e mbjellësit, “që del të mbjellë, por nuk shqetësohet se ku bie fara. I hedh farat edhe aty ku nuk ka gjasa të japin fryt: në rrugë, ndërmjet shkëmbinjve, ndër ferra”, dhe e gjithë kjo “të habit”. Sepse, “jemi mësuar t’i llogarisim gjërat” - nënvizon Papa - e edhe nëse kjo “ndonjëherë është e nevojshme”, “nuk vlen në dashuri”. E pikërisht kjo del nga mënyra sesi “e hedh farën” “mbjellësi shkapërderdhës” i shëmbëlltyrës.

  (@VATICAN MEDIA)

Zoti na do ashtu, siç jemi

Historia e Jezusit na ofron “një pamje të mënyrës se si na do Zoti”: fjala e tij, fara, arrin kudo, por ajo që do t’i ndodhë asaj “varet edhe nga mënyra se si e mirëpret toka, e nga situata në të cilën ndodhet”.

Zoti e hedh farën e fjalës së tij në çdo lloj terreni, domethënë në çdo situatë tonën: ndonjëherë jemi më sipërfaqësorë dhe më të shpërqendruar, herë tjetër e lëmë veten të na rrëmbejë entuziazmi a jemi të shtypur nga shqetësimet e jetës, por ka edhe çaste në të cilat jemi të  gatshëm dhe mikpritës. Zoti është i sigurt dhe shpreson që herët a vonë fara do të lulëzojë. Kështu na do Ai: nuk pret që të bëhemi toka më e mirë: na e jep gjithmonë bujarisht fjalën e Tij.

Shpresa e mëshirës së Zotit

Besimi që ka Zoti për ne mund të na lindë “dëshirën për të qenë një truall më i mirë” - inkurajon Papa - duke e përkufizuar, më pas, këtë besim si “shpresë, të themeluar mbi shkëmbin e bujarisë dhe të mëshirës së Zotit”. Fara e shëmbëlltyrës është gjithashtu Jezusi, saktëson Leoni XIV, "por fara, për të dhënë fryt, duhet të vdesë", prandaj i gjithë rrëfimi dëshiron të na bëjë të kuptojmë se "Zoti është gati të 'shpërdorojë' për ne dhe se Jezusi është i gatshëm të vdesë, për ta shndërruar jetën tonë".  

  (@Vatican Media)

Zoti e lëviz historinë, edhe pse duket sikur mungon

Për ta bërë më konkrete shëmbëlltyrën e mbjellësit, Papa zgjodhi një vepër arti, “Mbjellësi në perëndim të diellit” nga Van Gogh, që na kujton sakaq mundin e një fermeri “nën diellin përvëlues”, por edhe “kokrrën e grurit të pjekur”. “Pamje shprese”, mbasi tregon se “fara e dha frytin”. Një skenë, për më tepër, ku bujku “rri mënjanë”, i përvëluar nga dielli e Leoni XIV na e përshkruan “ndoshta për të na kujtuar se është Zoti ai, që e vë në lëvizje historinë, edhe nëse ndonjëherë të duket se mungon ose se është i largët. Është dielli që ngroh plisat e tokës dhe e bën farën të piqet”.

Papa na fton kështu t’i kërkojmë Zotit “hirin për ta mirëpritur gjithmonë këtë farë, që është fjala e tij” dhe të mos e humbasim shpresën kur e kuptojmë “se nuk jemi tokë pjellore”, mbasi mund t’i kërkojmë “Atij të punojë më tej me ne, që të bëhemi tokë më e mirë”.

  (@Vatican Media)
21 maj 2025, 11:13

Audiencat e fundit

Lexo gjith?ka >