杏MAP导航

K?rko

2025.05.18 Celebrazione Eucaristica per l?  Inizio del Ministero Petrino del Vescovo di Roma Leone XIV

Mbret?resha Qiellore: Papa Leoni XIV k?rkon paqe p?r Gaz?n, Mianmarin e Ukrain?n

N?n mbrojtjen e Zoj?s s? K?shillit t? Mir?, Pajtores s? shqiptar?ve, fugurja e s? cil?s ndodhej sot n? altarin e kremtimit t? mesh?s p?r fillimin e sh?rbes?s s? tij papnore, Ati i Shenjt? Leoni XIV b?ri thirrje p?r paqen n? bot?, kujtoi Pap?n Fran?esku, p?rmendi t? lumin e ri q? shpall n? Franc?, si edhe p?rsh?ndeti shtegtar?t e ardhur n? Rom? me rastin e Jubileut t? V?llaz?rive fetare, q? p?rfundoi sot

R.SH. - Vatikan

Në përfundim të Meshës për fillimin e papnisë, Leoni XIV tha lutjen mariane të Mbretëreshës Qiellore bashkë me të pranishmit në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan e përreth tij, më se 200 mijë vetë, të cilët i falënderoi nga zemra, përfshirë edhe shtegtarët e ardhur në Romë me rastin e Jubileut të Vëllazërive fetare, që përfundoi sot. “Mbani gjallë trashëgiminë e madhe të përshpirtërisë popullore, u tha atyre.

“Gjatë meshës – vuri në dukje Ati i Shenjtë - ndjeva praninë e fortë shpirtërore të Papës Françesku, i cili na shoqëron nga Qielli. Në këtë përmasë të bashkimit të shenjtorëve, kujtoj se dje në Chambéry të Francës, u lumnua meshtari Camille Costa de Beauregard. Ai jetoi ndërmjet fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, dëshmitar i dashurisë së madhe baritore”.

E më pas, Papa nuk harroi popujt, që vuajnë, për shkak të luftës.

“Në Gaza, fëmijët, familjet dhe të moshuarit e mbijetuar po vdesin urie. Në Mianmar, armiqësitë e reja kanë marrë jetë të rinjsh të pafajshëm. Ukraina e martirizuar, më në fund, pret bisedimet për një paqe të drejtë dhe afatgjatë”.

Të gjitha këto probleme botërore, por edhe shërbimin e tij si Ipeshkëv i Romës e Bari i Kishës Universale, Papa Leoni XIV ia besoi Zojës, në veçanti, Nënës së Këshillit të Mirë, Pajtores së shqiptarëve, fugurja e së cilës ndodhej sot në altar. Asaj i kërkoi ndërmjetësim për paqe, për të mbështetur të vuajturit e hirin për të qenë të gjithë dëshmitarë të Krishtit të Ringjallur.

18 maj 2025, 12:37

?’?sht? lutja e Mbret?resh?s Qiellore?

Lutja fillestare e Mbret?resh?s Qiellore, ose thjesht “Mbret?resha Qiellore”, ?sht? nj? nga kat?r lutjet mariane (t? tjerat jan? Alma Redemptoris Mater, Ave Regina Coelorum dhe Salve Regina).

Ishte Papa Benedikti XIV ai q?, n? vitin 1742, porositi t? thuhej, n? vend t? Engj?llit t? T?nzot, duke q?ndruar n? k?mb?, si shenj? e fitores mbi vdekjen , gjat? Koh?s s? Pashk?ve, dometh?n?, q? nga e Diela e Pashk?ve, deri tek Dita e Rr?shaj?ve.

Thuhet, ashtu si Engj?lli, tri her? n? dit?: n?  agim, n? mesdit? e n? muzg, p?r t’ia kushtuar dit?n Zotit e Maris?.

Kjo lutje e lasht?, sipas nj? tradite t? p?rshpirtshme, duhet ta ket? filles?n  aty nga shekulli VI ose shekulli X, nd?rsa p?rhapja e saj dokumentohet q? nga gjysma e par? e shekullit XIII, kur u p?rfshi n? Shkurtoren fran?eskane. P?rb?het nga kat?r fraza t? shkurt?ra, q? p?rfundojn? me Aleluja e ?sht? lutja, q? besimtar?t ia drejtojn? Maris?, Mbret?resh? e Qiellit, p?r t’u g?zuar bashk? me t? p?r ngjalljen e Krishtit.

Papa Fran?esku, m? 6 prill 2015, pik?risht gjat? lutjes s? Mbret?resh?s Qiellore n? dit?n pas Pashk?ve, foli p?r gjendjen shpirt?rore, me t? cil?n duhet th?n? kjo lutje:

“… i drejtohemi Maris? duke e ftuar t? g?zoj?, sepse Ai, q? e mbajti n? kraharor, u ngjall, si? pati premtuar, e ia besojm? veten nd?rmjet?simit t? saj. N? t? v?rtet? g?zimi yn? ?sht? pasqyrim i g?zimit t? Maris?, sepse ?sht? ajo, q? i ruajti e i ruan n? zem?r ngjarjet e jet?s s? Jezusit. Ta themi, prandaj, k?t? lutje  me mall?ngjimin e bijve, q? jan? t? lum, sepse e Lume ?sht? edhe N?na e tyre.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >