杏MAP导航

K?rko

Urimet p?r dit?lindje nga 30 mij? besimtar? n? Sheshin e Sh?n Pjetrit n? Vatikan p?r Papa Leonin XIV. (@VATICAN MEDIA) Urimet p?r dit?lindje nga 30 mij? besimtar? n? Sheshin e Sh?n Pjetrit n? Vatikan p?r Papa Leonin XIV. (@VATICAN MEDIA)

70-vjetori i Pap?s: faleminderit Zotit, prind?rve dhe atyre q? m? kujtojn? n? lutje

Pas lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, Papa, i lindur n? ?ikago, n? shtetin amerikan t? Illinois, m? 14 shtator 1955, p?rsh?ndeti t? gjith? ata q? i treguan dashurin? e tyre n? dit?n e tij t? lindjes. Shum? banderola urimi n? t? gjitha gjuh?t dhe nga t? gjitha an?t e bot?s.

R.SH. – Vatikan

Të dashur, duket se e dini: sot mbush 70 vjeç. Falënderoj Zotin, prindërit e mi dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë kujtuar në lutje.

Një grup besimtarësh në Sheshin e Shën Pjetrit për Angelus-in (@VATICAN MEDIA)
Një grup besimtarësh në Sheshin e Shën Pjetrit për Angelus-in (@VATICAN MEDIA)   (@VATICAN MEDIA)

Nga dritarja e studios së Pallatit Apostolik, pas recitimit të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Leoni XIV, i lindur në Çikago, Illinois (SHBA), më 14 shtator 1955, falënderon të gjithë ata që e kujtuan në lutjet e tyre, me rastin e ditëlindjes së tij. Duartrokitje dhe kore festive shoqërojnë fjalët e Papës, i cili, në fund, përshëndet me buzëqeshje 30 mijë besimtarët e mbledhur në Sheshin Shën Pjetër për lutjen e Engjëllit të Tënzot dhe u uron të gjithëve një të dielë të mirë

Muzikë për Papën

Sapo Papa mbaroi së foluri, disa banda muzikore, nga Borno dhe Sonico në Val Camonica, në provincën e Brescias,të pranishme në gjysmërrethin e Berninit në Sheshin Shën Pjetër për ta festuar atë, ekzekutuan pjesë muzikore.

"Gëzuar ditëlindjen!". Një urim në gjuhën amtare të Papa Prevostit. (@VATICAN MEDIA)
"Gëzuar ditëlindjen!". Një urim në gjuhën amtare të Papa Prevostit. (@VATICAN MEDIA)   (@VATICAN MEDIA)

Flamuj dhe banderola urimi

Nga sheshi i Vatikanit, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, spikaste një balonë që përfaqësonte pikërisht numrin "70", vitet që mbush Leoni XIV. Një banderolë në italisht shkruante "Urime Papa Leoni". Një flamur i madh i bardhë dhe i kuq shkruante në spanjisht "Urime Ditëlindjen Papa Leoni". Shkrime të tjera të panumërta, në shumë gjuhë dhe nga e gjithë bota, i drejtonin mesazhe urimi dhe dashurie Ipeshkvit të Romës dhe shumë kore ngriheshin për t'i dërguar Papës urimet për ditëlindje.

Një banderolë urimi për Papën (@VATICAN MEDIA)
Një banderolë urimi për Papën (@VATICAN MEDIA)   (@VATICAN MEDIA)
14 shtator 2025, 14:55

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >