杏MAP导航

K?rko

2025.05.17 Béatification Camille Costa de Beauregard Chambéry

Lumnimi i Don Camille Costa Verny: shembull i besnik?ris? s? p?rditshme ndaj Ungjillit

N? Chambery, Mesha e lumnimit t? Camille Costa de Beauregard, prift dioqezan, u kryesua nga nunci apostolik Migliore, kryeipeshk?v i qytetit francez, kryeqytet i Savoj?s

R.SH. - Vatikan

"Shenjtorë mund të bëhen të gjithë". Këto ishin fjalët e Imzot Thibault Verny-t, Kryeipeshkëv i Chambery-t, gjatë Meshës së Lumnimit,  kremtuar në qytetin francez, kryeqytet i Savojës, më 17 maj - të shërbëtorit të nderuar të Zotit, Camille Costa de Beauregard, prift dioqezan që jetoi në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë. Ritin e kryesoi nunci Celestino Migliore, që përfaqësoi Papën Leoni XIV. 

Shkëlqesia e Tij foli për fenë dhe përvujtërinë e priftit që po lartohej në nderimet e altarit: “Shenjtëria është e arritshme për të gjithë ata që e lejojnë Zotin të veprojë në ne dhe përmes nesh”, theksoi. Pastaj, ftesa për t'u kujdesur, siç bëri i lumi i ri, për natyrën tonë njerëzore "nga fillimi - deri në fund".

Shenjtëria nuk është për të huajtë

Në homeli prelati komentoi Ungjillin e Markut kushtuar Kalvarit të Jezusit dhe ringjalljes së tij. Theksin e vuri mbi mësimin drejtuar dishepujve, në të cilin biri i Zotit identifikohet me një fëmijë "në atë kohë i papërfillshëm". Jezusi na fton të zbulojmë praninë e tij tek më të vegjlit, sepse rruga drejt madhështisë së vërtetë kalon përmes shërbimit të përvuajtur”.  E pikërisht nga ky fragment u shfaq thirrja e Camille Costa de Beaur, që u lidh pazgjidhshmërisht me figurën e Krishtit. Ndër fëmijët e mbetur jetimë nga epidemia e kolerës, Camille pa fytyrën e Jezusit: atëhere nuk e mbajti më thesarin e fesë për vete, por e ndau me vetëmohim. Jeta e tij u shndërrua në Ungjill të gjallë, në manifestim të dashurisë së Jezusit për më të vegjlit”, nënvizoi Ipeshkvi i Chambery-t.

Besnikëri ndaj Ungjillit

E megjithatë, Camille nuk ishte jashtëtokësor”, vërejti kryeipeshkvi. Edukator i durueshëm, por edhe kokëfortë, prekej nga gjërat e vogla të çdo dite, i vëmendshëm ndaj asaj ligështie, në të cilën zbulohet gjithpushteti hyjnor. Shenjtëria e tij, vërejti Verny, nuk ishte fryt i përpjekjeve mbinjerëzore, por i besnikërisë së përditshme ndaj Ungjillit.

Duke ndjekur gjurmët e të Lumit Camillo, mësojmë se Ungjilli nuk është përrallë, por “realitet që na e shndërron jetën”.

18 maj 2025, 11:58