杏MAP导航

K?rko

Papa: nuk ?sht? e leht? t? ndjek?sh Jezusin, por vet?m Ai ka fjal? t? Jet?s s? Amshuar

Sot, si dje, nuk ?sht? e leht? t? kuptosh m?nyr?n e t? vepruarit t? Jezusit. K?shtu tha Papa gjat? Engj?llit t? Zotit sot n? sheshin e Sh?n Pjetrit dhe shpjegon se si apostujt dhe ne e kemi k?t? p?rvoj?, por sa m? af?r jemi me Sakramentet dhe lutjen, aq m? shum? zbulojm? se vet?m tek Ai ?sht? jeta e p?rjetshme

R.SH. / Vatikan

“Nuk është e lehtë të ndjekësh Jezusin, të kuptosh mënyrën e tij të veprimit, t'i bëjmë tonat kriteret e tij dhe shembujt e tij” megjithatë Pjetri dhe apostujt e tjerë e gjetën vetëm tek Ai përgjigjen e etjes për jetën, për gëzimin, për dashurinë që i gjallëron,“prandaj nuk largohen nga Jezusi”. Kështu tha Papa Françesku në reflektimin e tij përpara lutjes së Engjëllit të Zotit të drejtuar nga dritarja e Pallatit Apostolik në Sheshin e Shën Pjetrit, sot në mesditë.

Papa Françesku gjatë kremtimit të lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, kremtuar sot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit,  komentoi Ungjillit të së kësaj së diele të 21-të gjatë vitit kushtar nga Gjoni (Gjn 6,60-69) dhe kujtoi përgjigjen e famshme që i dha Shën Pjetri Jezusit: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalët e jetës së pasosur” (Gjn 6,68). Shprehje tejet e bukur, kjo - kujtoi Papa - që flet vetë për miqësinë dhe besimin që e lidh Pjetrin me Krishtin, njëherësh me dishepujt e tjerë:

Pjetri e shqiptoi në një çast kritik. Jezusi sapo përfundoi një fjalim të vështirë, në të cilin pohoi se ishte ‘buka që zbriti nga qielli’ (shih Gjn 6,41):  gjuhë e vështirë kjo, për t'u kuptuar nga njerëzit, e shumë prej tyre, madje edhe dishepuj, e braktisën”.

Të Dymbëdhjetët e kuptuan, ndaj mbetën

Të Dymbëdhjetët, megjithatë, nuk e bënë këtë -  sqaroi Papa - mbetën. E  morën këtë vendim aspak të lehtë, sepse tek Ai gjetën "fjalë të jetës së amshuar". E dëgjuan kur predikonte, panë mrekullitë që kreu dhe vazhduan të ndajnë me të çastet publike dhe intimitetin e jetës së përditshme (shih Mc 3,7-19):

Ata nuk e kuptojnë gjithnjë çka thotë dhe çka bën Mësuesi; ndonjëherë përpiqen t’i pranojnë paradokset e dashurisë së tij (shih Mt 5,38-48), kërkesat ekstreme të mëshirës së tij (shih Mt 18,21-22), radikalitetin e mënyrës së tij për t'iu dhuruar të gjithëve”.

Nuk është e lehtë ta ndjekësh Krishtin

 Po sjellja e Jezusit shpesh shkon përtej mendësisë së përbashkët, përtej vetë kanuneve të fesë dhe traditave institucionale, deri në pikën e krijimit të situatave provokuese dhe të padëshirueshme (shih Mt 15,12). Nuk është e lehtë ta ndjekësh.

Megjithatë, ndërmjet shumë mësuesve të asaj kohe, Pjetri dhe apostujt e tjerë e gjetën vetëm tek Ai përgjigjen e etjes për jetën, për gëzimin, për dashurinë që i gjallëron; vetëm falë Tij përjetuan plotësinë e jetës që kërkonin, përtej kufijve të mëkatit e madje edhe të vdekjes:

Prandaj nuk largohen: në të vërtetë të gjithë, përveçse njërit i cili, pavarësisht nga shumë rënie dhe pendime, do të qëndronte me Të deri në fund të fundit (shih Gjoni 17,12).

A është e lehtë ta ndjekim Zotin?

Fjalët e shqiptuara më lart nga Papa, na shqetësojnë edhe neve: edhe ne nuk e kemi të lehtë ta ndjekim Zotin, të kuptojmë mënyrën e tij të veprimit, t'i bëjmë tonat kriteret e tij dhe shembujt e tij. Por…

“…megjithatë, sa më shumë t'i qëndrojmë pranë - sa më shumë t'i përmbahemi Ungjillit të tij, të marrim hirin e tij në Sakramentet, të qëndrojmë në shoqërinë e tij në lutje, ta imitojmë atë në përulësi dhe dashuri - aq më shumë e jetojmë bukurinë që lind nga miqësia me Të. Atëhere e kuptojmë se vetëm Ai ka "fjalë të jetës së amshuar".

Pra, ne e pyesim veten: sa është Jezusi i pranishëm në jetën time? Sa e lë veten të prekem dhe të provokohem nga fjalët e tij? A mund të them se janë “fjalë jete” edhe për mua?

Maria, e cila e mirëpriti Jezusin, Fjalën e Hyjit, në korpin e saj, na ndihmoftë ta dëgjojmë dhe të mos e braktisim kurrë”.

25 gusht 2024, 15:28

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >