杏MAP导航

K?rko

Papa: jo “t? krishter?ve t? rasteve”, ta sjellim Ungjillin n? t? p?rditshmen

Gjat? lutjes s? Engj?llit t? Zotit, Leoni XIV nxit, megjith?se jemi “t? p?rfshir? nga shum? gj?ra t? tjera”, t? k?rkojm? nj? kuptim “m? t? plot?” p?r jet?n ton?. Ai zbulohet p?rmes nj? “dialogu” autentik me Zotin: nj? fe e gjall? dhe e pasionuar, q? shkon p?rtej thjesht p?rmbushjes s? detyrave fetare.

R.SH. / Vatikan

As Kisha e as bota nuk kanë nevojë për “të krishterë të rastit”, të cilët e përdorin fenë si veshje rrethanash, duke e ruajtur për raste të mëdha. Kuptimi i vërtetë nuk lind nga “detyrat”, por mbin dikund tjetër: në intimitetin e një dialogu të vërtetë me Zotin. Aty lulëzon “dëshira për amshimin”, e cila kalon nëpër jetën e përditshme dhe e shndërron, duke i dhënë “kuptim të plotë”.

As Kisha e as bota nuk kanë nevojë për “të krishterë të rastit”, të ankoruar në përmbushjen e detyrave fetare, duke e reduktuar fenë në një “etiketë të jashtme”. Kuptimi “më i plotë” për jetën mbin dikund tjetër. “E dëshira për jetën e amshuar” lind nga marrëdhënia e dialogut me Zotin dhe arrin deri në skajet më të fshehta të jetës së përditshme.

Janë këta “punëtorët” idealë, përshkruar nga Papa Leoni XIV në katekizmin gjatl lutjes së Engjëllit të Tënzot sot, e diel, 6 korrik, ndjekur me shumë interes nga besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, pa frikë nga dielli përvëlues.

“Zemërgjërësia e Zotit”

Papa e përqendroi mesazhin e tij mbi “misionin”, që i përket çdo besimtari, secilit sipas natyrës së tij. Në Ungjillin e së Dielës nga shën Luka, Jezusi dërgon shtatëdhjetë e dy dishepuj: numër “simbolik”, pasqyrë e fushëveprimit universal të “shpresës” ungjillore.

Kjo është pikërisht gjerësia e zemrës së Zotit, korrja e tij e bollshme, domethënë puna që bën në botë, në mënyrë që të gjithë bijtë të arrihen nga dashuria e tij dhe të shëlbohen.

“Një kuptim më i plotë”

Një vepër e mbjellë me “bujari” në zemrën e secilit, prej nga mbin “dëshira për pafundësinë, për jetën e plotë”, për “shëlbimin” që çliron. Një korrje, e aftë të lulëzojë edhe kur ndokush përfundon i “mbyllur  në një mori gjërash të tjera”. Gratë dhe burrat e sotëm “janë gjithnjë në pritje  të një të vërtete më të madhe”.

Kërkojnë kuptim më të plotë për jetën e tyre, dëshirojnë drejtësi më të vërtetë, mbartin brenda tyre dëshirën për jetën e pafundme, të përtejme.

 “Është diçka e madhe, ajo që Zoti dëshiron të bëjë në jetën tonë”

E pra, nëse korrja është e madhe, punëtorët janë ende të paktë: të paktë janë ata që punojnë “në arën e mbjellë nga Zoti”, që e dallojnë sakaq “me sytë e Jezusit”, grurin e mirë gati për korrje.

Ka diçka të madhe që Zoti dëshiron të bëjë në jetën tonë dhe në historinë e njerëzimit, por të paktë janë ata që e vënë re, që ndalen për ta mirëpritur dhuratën, që e shpallin e ua çojnë edhe të tjerëve.

“Duke punuar për ditë në arën e Zotit”

Papa Leoni XIV na nxit të heqim dorë nga feja e reduktuar në “etiketa të jashtme”. Të japësh "hapësirë ndonjë ndjenje të mirë fetare", të marrësh  pjesë në "ndonjë ngjarje", kjo nuk i nevojitet të sotmes. E sotmja ka nevojë për "dishepuj të dashuruar", dëshmitarë të Mbretërisë së Zotit "kudo që të gjinden".

Duhet të punosh çdo ditë në arën e Zotit, duke kultivuar farën e Ungjillit në zemrën tënde dhe pastaj duke e hedhur në jetën tënde të përditshme, në familjen tënde, në vendin tënd të punës dhe të studimit, në mjedise të ndryshme shoqërore dhe tek ata që kanë nevojë.

"Në vend të parë, marrëdhënia me Zotin"

Për t’i realizuar të gjitha këto, nuk duhet shumë teori, por një praktikë themelore. Ajo që kërkon ftesa e Jezusit: "Luteni, pra, Zotërinë e të korrave". Në radhë të parë është marrëdhënia me Zotin, kultivimi i dialogut me Të. Pastaj Ai do të na bëjë punëtorët e tij dhe do të na dërgojë në arën e botës si dëshmitarë të Mbretërisë së vet.

"Punëtorë gazmorë të Mbretërisë së Zotit"

Katekizmi i Papës Loeni XIV përfundoi me lutjen drejtuar Virgjërës Mari - pjesëmarrëse në veprën "e shpëtimit" të Jezusit përmes gjegjes së saj "ja ku jam", ofruar me bujari - në mënyrë që ajo ta shoqërojë secilin prej nesh në rrugën "e ndjekjes së Zotit".

“Që edhe ne të mund të bëhemi punëtorë gazmorë të Mbretërisë së Zotit”.

06 korrik 2025, 09:53

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >