杏MAP导航

K?rko

Leoni XIV: kujdesi p?r t? tjer?t, ligji suprem para ?do rregulli shoq?ror

N? Castel Gandolfo, n? katekizmin para lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, Papa Leoni XIV rilexon Ungjillin q? flet p?r Samaritanin e Mir?, duke theksuar se dhurata e jet?s s? amshuar trash?gohet duke pranuar vullnetin e Atit Qiellor dhe duke par? Jezusin, shfaqjen e dashuris? s? v?rtet? q? "nuk zot?ron", por fal dhe "ndihmon". Ftesa ?sht? t? sjellim si Krishti ngush?llim dhe shpres? "sidomos p?r ata q? jan? t? dekurajuar dhe t? zhg?njyer".

R.SH. – Vatikan

Për të jetuar përjetë, për të jetuar për Amshim “nuk duhet mashtruar vdekjen, por duhet shërbyer jetës, pra duhet u kujdesur për ekzistencën e të tjerëve në kohën që bashkëndajmë”. Kjo është, për Leonin XIV, “ligji suprem që vjen para çdo rregulli moral”, të cilin Jezusi na e transmeton me shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë, protagonist i Ungjillit të kësaj të Dielë të XV-të të kohës së zakonshme, marr nga shën Luka. Papa Prevost e thekson këtë në katekizmin e shkurtër para lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, recituar në Castel Gandolfo, pasi sot paradike ka kremtuar Meshën pak hapa larg, në Kishën e afërt të Shën Tomës nga Vilanova.

Jeta e amshuar, pasuri, që e trashëgojmë nga Zoti

Duke u ndalur te faqja e Ungjillit të Lukës, Leoni XIV kujtoi se "pyetja e bukur" që iu drejtua Jezusit - "Çfarë duhet të bëj për të trashëguar jetën e pasosur?" - shpreh "dëshirën" tonë të vazhdueshme për shëlbim", për "jetë të lirë, larg dështimit, të keqes, vdekjes". E mirë "për t'u trashëguar", jo për t'u pushtuar "me forcë"; për t’u fituar me lutje, e aq më pak, "me kontratë".

Vullneti i Zotit është dashuria, si ligj i jetës.

Për këtë arsye - vazhdoi Papa Leoni XVI - Jezusi përgjigjet e thotë se "për të marrë dhuratën e Zotit, duhet ta pranosh vullnetin e tij". Atë që shkruhet në Ligj: “Duaje Zotin, Hyjin tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde" ... “e të afërmin tënd si vetveten”!

Ky është urdhërimi i parë ...Në këtë mënyrë, shpjegoi Papa, “i përgjigjemi dashurisë së Atit”: Vullneti i Tij, është ligji i jetës që Ai “e zbaton së pari ndaj nesh, duke na dashur me gjithë vetveten, në Birin e Tij Jezusin”.

Jezusi, zbulesa e dashurisë së vërtetë që jep, fal, ndihmon

Ftesa e Leonit XIV është, pra, të shikojmë Jezusin, “zbulesën e dashurisë së vërtetë për Zotin dhe për njeriun”: e një dashurie, që jep - e nuk zotëron, një dashurie që fal - e nuk kërkon, një dashurie që ndihmon - e nuk braktis kurrë”.

Në Krishtin, Zoti u bë i afërm për çdo burrë e për çdo grua: prandaj, secili nesh mund e duhet të bëhet i afërm i atyre, që i takojmë rrugës. Duke ndjekur shembullin e Krishtit, Shëlbuesit të botës, edhe ne jemi të thirrur t’u sjellim ngushëllim e shpresë, veçanërisht atyre që nuk kanë më guxim, sepse të zhgënjyer nga jeta!

Maria na ndihmoftë të jemi çdo ditë paqedashës

Në përfundim Papa iu lut Virgjërës Mari, Nënës së Mëshirës, të na ndihmojë “të pranojmë në zemrat tona vullnetin e Zotit, gjithnjë vullnet dashurie dhe shëlbimi, për të qenë çdo ditë veprimtarë të paqes”.

13 korrik 2025, 09:21

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >