MAP

Vizita e Papës Françesku në ishullin Lesbos, 2016 Vizita e Papës Françesku në ishullin Lesbos, 2016

Papa në Qipro e në Greqi: udhëtim në rrënjët e Evropës

Me nisjen e avionit papnor në orën 11.00, fillon sot udhëtimi i 35-të apostolik ndërkombëtar i Françeskut. Deri më 6 dhjetor, ai do të vizitojë Nikozinë, Athinën dhe Mytilene-Lesbos. Një itinerar i karakterizuar nga tema të rëndësishme, siç është bashkimi i të krishterëve dhe mikpritja e emigrantëve

R.SH. - Vatikan

Që nga dita e sotme e deri më 6 dhjetor, Papa Françesku do të jetë në Qipro dhe Greqi për udhëtimin e tij të 35-të apostolik. Në orën 11, Ati i Shenjtë niset nga aeroporti romak i Fiumiçinos për në aeroportin ndërkombëtar të Larnakës, në portat e Nikozisë. Mbërritja parashikohet në orën 14. Në orën 15, ai do të takohet me meshtarët dhe rregulltarët e Qipros në katedralen maronite të Zojës së Hirit në Nikozi. Në orën 16.15, ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin Presidencial dhe më pas, vizita tek presidenti i Republikës në studion e tij private. Në orën 17 do të zhvillohet një takim me autoritetet, shoqërinë civile dhe Trupin Diplomatik në “Sallën Ceremoniale” të Pallatit. Më 3 dhjetor, në orën 7.30, Papa do të vizitojë Fortlumturinë e Tij Chrysostomos II, kryepeshkop ortodoks i Qipros në Kryepeshkopatën e Nikozisë; në orën 8, takimi me Sinodin në katedralen ortodokse në Nikozi; në orën 9, mesha në stadiumin “GSP”, ndërsa në orën 15, Lutja Ekumenike me Emigrantët në kishën famullitare të Shën Kryqit në Nikozi.

Programi i Athinës

Nisja për në Athinë, të shtunën më 4 dhjetor, për të mbërritur në orën 10 në aeroportin ndërkombëtar të qytetit. Do të vijojë ceremonia e mirëseardhjes në Pallatin Presidencial në Athinë, me një vizitë kortezie tek presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou dhe me një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Në orën 10.45, Papa Françesku do të takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe Trupin Diplomatik. Pasdite, në orën 15, vizita e kortezisë tek Ieronymos II, Kryepeshkop i Athinës. Në orën 16.15, Ati i Shenjtë do të shkëmbejë mendime me ipeshkvijtë në katedralen e Shën Dionisit në Athinë, ndërsa në orën 17.45, do të takohet privatisht me sivëllezërit jezuitë në Nunciaturën Apostolike.

Vizita në ishullin Lesbos

E diela e 5 dhjetorit është dita e vizitës në ishullin Lesbos. Nisja nga Athina për në Mytilene është caktuar në orën 8.15 e mbërritja në orën 9.10. Në orën 9.45, vizita në “Qendrën e Pritjes dhe të Identifikimit” të refugjatëve, në kryeqytetin e ishullit, nga ku do të largohet në orën 11.15. Pasi të kthehet në Athinë, në orën 15.45, Papa do të kremtojë meshën në “Megaron Concert Hall” e më pas, në orën 18, do të presë Ieronymos II në Nunciaturën Apostolike. Ditën e fundit, të hënën më 6 dhjetor, para nisjes, Ati i Shenjtë do të takohet, gjithnjë në Nunciaturë, me kryetarin e ri të Parlamentit, në orën 7.15. Në orën 8.45, Bergoglio do të përqafojë të rinjtë e Shkollës Shën Dionisi të murgeshave orsoline në Maroussi. Në orën 10.15, ceremonia e lamtumirës në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. Nisja për në Romë është planifikuar në orën 10.30 e mbërritja në Ciampino në orën 12.35.

02 dhjetor 2021, 10:42