杏MAP导航

K?rko

Papa Fran?esku n? lutje para fugures s? Zoj?s s? Madhe Papa Fran?esku n? lutje para fugures s? Zoj?s s? Madhe

Papa ia beson Zoj?s udh?timin n? Qipro e n? Greqi

N? prag t? shtegtimit n? Qipro e Greqi, nga 2 deri m? 6 dhjetor, Papa Fran?esku shkoi sot pasdite n? Bazilik?n e Zoj?s s? Madhe, n? Rom?, p?r t’u lutur para fugures s? Salus Populi Romani

R.SH. - Vatikan

Siç është tashmë traditë para çdo udhëtimi apostolik, sot pasdite, në prag të shtegtimit të tij në Qipro dhe Greqi, Papa arriti me makinë në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për t’ia besuar Zojës udhëtimin e tij të 35-të ndërkombëtar. “Pasditen e sotme, më 1 dhjetor, Papa Françesku shkoi në bazilikën e Shën Marisë së Madhe për t'u lutur para ikonës së Virgjërës Salus Populi Romani dhe për t'ia besuar asaj udhëtimin e ardhshëm në Qipro dhe Greqi. Në përfundim, u kthye në Vatikan”, njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Që nga fillimi i papnisë, Françesku, para se të niset në udhëtime ndërkombëtare, lutet në vetmi, për disa minuta, përpara fugures së Zojës, që ruhet në kapelën Borghese, aq të dashur për popullin e Romës. Edhe për këtë shtegtim në Qipro dhe Greqi, nga 2 deri më 6 dhjetor, Papa kërkoi mbrojtjen e Shën Marisë. Ndërsa sot paradite, në fund të audiencës së përgjithshme, i bëri thirrje popullit të Zotit ta shoqërojë me lutje këtë vizitë apostolike në “gurrat” e fesë dhe të vëllazërimit ekumenik, gjatë së cilës, me etapën e Lesbos, do të ketë mundësinë t’i qëndrojë pranë “njerëzimin të plagosur”, përfaqësuar nga mijëra emigrantët në kampet e refugjatëve.

01 dhjetor 2021, 17:29