杏MAP导航

K?rko

Kardinali Parolin: Papa do t? jet? shtegtar i bashkimit dhe i v?llaz?rimit

Fran?esku do t? ?oj? g?zimin e Ungjillit dhe drit?n e shpres?s n? Qipro dhe Greqi, duke e nxitur Evrop?n dhe mbar? njer?zimin t? bashkohen dhe t? mos i braktisin njer?zit n? nevoj?. K?shtu pohon Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, n? prag t? udh?timit t? 35-t? nd?rkomb?tar t? Atit t? Shenjt?, n? nj? intervist? p?r mediat e Vatikanit

R.SH. - Vatikan

Ishulli i Qipros po bën përgatitjet e fundit për të pritur nesër Papën Françesku, i cili do të shkojë në këtë vend për herë të parë e pas dy ditësh, edhe në Greqi, deri më 6 dhjetor, Ati i Shenjtë niset si “shtegtar në zanafillën e Kishës”. Në një intervistë për mediat e Vatikanit, Sekretar i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin nënvizon se Papa do të çojë në këto popullsi dritën dhe shpresën e Krishtit, si edhe nxitjen “për ta shndërruar Mesdheun nga hapësirë ??që ndan, në mundësi takimi”.

Hirësia juaj, me ç’frymë niset Papa për në Qipro e në Greqi?

Këtë na e tha ai vetë me fjalët, që u drejtoi dy vendeve, të cilat do t’i vizitojë në ditët në vijim. E kjo është fryma e takimit, që karakterizon të gjitha udhëtimet e Papës, do të thosha gjithë aktivitetin e tij, duke filluar nga audiencat dhe nga nismat e tjera këtu në Romë. Është pikërisht kjo dëshirë për të takuar tjetrin. Ai e përfundon videomesazhin e tij duke thënë: “Mezi pres të vij tek ju për vizitë, mezi pres t’ju takoj”. Papa e nënvizon shumë mirë këtë frymë takimi dhe shtegtimi. Ndihet shtegtar, shtegtar në origjinën e Kishës. Kujtojmë se këto vende janë pjesë e itinerareve apostolike me rëndësi të madhe, që kanë të bëjnë me apostujt Barnaba dhe Pali. Është rikthim në këtë zanafillë, “rizbulimi - thotë Ati i Shenjtë – i gëzimit të Ungjillit”, temë që përshkon krejt papninë, duke filluar nga dokumenti i parë. Papa, si gjithmonë, ia beson shtegtimin lutjes dhe kërkon lutje nga të gjithë.

Ndalesa e parë do të jetë Qipro. Që nga viti 1974, ishulli është ndarë në dy bashkësi, greko-qipriotët dhe turko-qipriotër. Në Engjëllin e Tënzot të 30 gushtit 2020, Papa shprehu inkurajimin e Selisë së Shenjtë për negociatat e ribashkimit. Ç’vlerë merr prania e Françeskut në këtë situatë?

Është një situatë shumë, shumë delikate dhe shqetësuese... Në prill të këtij viti, pati bisedime në Zvicër ndërmjet presidentit të Republikës së Qipros dhe autoriteteve të pjesës veriore të ishullit, nën patronazhin e OKB-së, në praninë e vendeve garante si Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe. Fatkeqësisht, edhe ky raund negociatash nuk dha rezultate të kënaqshme, konkrete, praktikisht, një vërë në ujë. Mendoj se Papa do të rikonfirmojë qëndrimin, shpresën dhe nxitjen e Selisë së Shenjtë që problemi i Qipros të zgjidhet përmes një dialogu të sinqertë dhe të vërtetë ndërmjet palëve të përfshira, gjithmonë, duke pasur parasysh të mirën e krejt ishullit. Pra, është një konfirmim i vijës së Selisë së Shenjtë, që do të përsëritet në vend, me shpresën se do të ketë një ndikim të ndryshëm në krahasim me kumtimin e saj nga larg.

Më pas Papa do të shkojë në Greqi, në atdheun e kulturës klasike, siç kujton në videomesazhin e kësaj vizite, duke nënvizuar se Evropa nuk mund ta injorojë Mesdheun, një det përmes të cilit u përhap Ungjilli dhe zhvillimi i qytetërimeve të mëdha...

 Mesdheu largon, Mesdheu afron, por përpjekja që duhet të bëjnë të gjitha vendet, të gjithë popujt që jetojnë rreth këtij deti, është ta shndërrojnë atë nga hapësirë??që ndan, në mundësi takimi. Fatkeqësisht, sot, jemi dëshmitarë të fenomenit të kundërt: shumë tensione gjeopolitike kanë në qendër Mesdheun e, edhe fenomeni i migrimit. Papa thotë një gjë shumë të bukur, që ripropozon idenë e tij për kohën e pandemisë: “Jemi në të njëjtën barkë”... Kësaj radhe thotë: “Duhet të lundrojmë së bashku”. Për mendimin tim, kjo ftesë për të lundruar së bashku do të thotë: po përballemi me shumë probleme, kemi emergjenca, si ajo e pandemisë, nga të cilat ende nuk kemi dalë plotësisht, si ajo e ndryshimeve klimatike – e dëgjuam këto ditë në Glasgow - ose kemi dukuri kronike, si lufta, varfëria, uria… Përballë këtyre fenomeneve të mëdha, këtyre problemeve dhe vështirësive të mëdha, duhet të krijojmë një front i përbashkët, të kemi një reagim të përbashkët, shumëpalësh. Është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet e botës së sotme.

Pra, është udhëtim, që i flet gjithë njerëzimit…

Do të thosha se Papa dëshiron t’i flasë sidomos Evropës, duke e ftuar të rizbulojë rrënjët dhe unitetin e saj, përtej vizioneve të ndryshme, që mund të bashkëjetojnë. Njëkohësisht, ai i flet gjithë njerëzimit, pasi mendoj se fenomeni i migrimit e vë në diskutim humanizmin tonë: si e trajtojmë këtë realitet, si i trajtojmë njerëzit. Këto ditë, Papa nguli këmbë në këtë pikë e besoj se do të insistojë sërish, edhe duke pasur parasysh vizitën në Lesbos, ku ka qenë para pesë vitesh. Pra, një kthim në gurrën e humanizmit tonë më të vërtetë.

Hirësi, cili është urimi juaj për këtë udhëtim?

Urimi, që mund të shpreh, është i njëjtë me atë të Papës: qoftë udhëtim për t’u kthyer në gurrën e Ungjillit, në gurrën e vëllazërimit. I referohem sidomos takimit me vëllezërit ortodoksë, si me Kishën Ortodokse të Qipros, ashtu edhe me atë të Greqisë, përfaqësuar nga primati i Qipros dhe kryeipeshkvi i Athinës. E pastaj, pa dyshim, edhe në burimet e vëllazërimit me katolikët, Papa e thotë qartë. Ata nuk janë shumtë, por janë të gjallë, kanë një përbërje shumëetnike e, edhe në këtë shihet pasura e Kishës Katolike. Pastaj, siç e thamë, rikthimi tek gurra e humanizmit tonë. Besoj se këto janë urimet për vizitën e Papës në Qipro dhe Greqi.

01 dhjetor 2021, 17:11