杏MAP导航

K?rko

Papa n? Greqi e Qipro, shtegtim n? burimet e v?llaz?rimit e t? humanizmit

N? nj? videomesazh, n? prag t? vizit?s s? af?rt apostolike n? Qipro e Greqi, Fran?esku p?rsh?ndet gjith? banor?t e “k?tyre trojeve t? mrekullueshme”. E fuqishme, thirrja e Pap?s p?r integrimin e migrant?ve, q? Mesdheu t? mos jet? kurr? m? “varrez? vigane”

R.SH. - Vatikan

Në një videomesazh drejtuar banorëve të Qipros e të Greqisë, Papa u kujton se po përgatitet për t’u nisur si shtegtar në trojet e tyre mahnitëse, të bekuara nga historia, nga kultura e nga Ungjilli! Vij me gëzim - vijon - pikërisht në emër të Ungjillit, në gjurmët e misionarëve e posaçërisht, të Palit e Barnabës apostuj.

E në vijim kujton pikërisht zanafillën e Kishës, që të ndihmon për të gjetur gëzimin e Ungjillit. Me këtë frymë - kujton në mesazh - nisem për këtë shtegtim tek gurrat, duke u kërkuar të gjithëve të më ndihmojnë me lutje që ta përgatis si duhet.

Gurrat e vëllazërimit

Kujton, më pas, edhe gurrat e vëllazërimit, Papa, në mesazh. I quan të çmuara, aq më tepër tani, kur ka nisur rruga sinodale universale. Hir sinodal, vëllazëri apostolike, që e dëshiroj shumë e me respekt të madh e quan Françesku pritjen për të vizituar Fortlumturitë e tyre Chrysostomos e Ieronymos, Krerë të Kishave Ortodokse vendase. I quan vëllezër, Papa, duke nënvizuar se së shpejti do të ketë hirin të pritet prej tyre e  t’i takojë në emër të Zotit të paqes:

“Vij  tek ju, motra e vëllezër katolikë, të mbledhur në këto vise në grupe të vogla, që Ati i do fort e të cilëve Jezusi, Bariu i Mirë u përsërit: ‘Mos u tremb, grigjë e vogël. Vij me dashuri t’ju sjell inkurajimin e mbarë Kishës katolike”.

Duke ju vizituar - vijon Papa - do të kem mundësinë të shuaj etjen në gurrat e lashta të Evropës: në Qipro,  degëz  e Tokës Shenjte në kontinent; në Greqi, atme e kulturës klasike. Por edhe sot - pohoi - Evropa nuk mund të lërë mënjanë Mesdheun, det që pa të përhapet Ungjilli dhe zhvillimi i qytetërimeve të mëdha.

Papa vijoi ta kujtojë këtë det, të njohur në shekuj me emrin “Mare nostrum”, që lidh  shumë toka e fton për të lundruar së bashku, për të mos u ndarë e për të mos shkuar secili për hesap të vet, posaçërisht në këtë periudhë që kërkon akoma shumë angazhim e që  rëndohet keqas nga kriza klimatike.

Det - kujton Papa në videomesazh - që përshkon shumë popuj me portet e tij të hapura, duke na kujtuar se burimet e të jetuarit së bashku gjinden në mirëpritjen reciproke. E këtu Françesku nuk mund të mos i kujtonte edhe ata që në këto vite, e madje edhe sot e kësaj dite, vijojnë të ikin nga luftërat e nga varfëria, duke zbarkuar në brigjet e Kontinentit e edhe gjetiu, ku në vend të mikpritjes, gjejnë armiqësi e manipulime.

Janë vëllezërit e motrat tona - kujtoi Papa në Videomesazh - duke kujtuar me dhimbje të madhe refugjatët, sidomos ata që humbën edhe jetën në det e duke ritheksuar: “Sot ‘Deti ynë’, Mesdheu, është varrezë e madhe”.

Këto, fjalët e Papës, që kujtoi më pas Lesbosin, ku po shkon me bindjen  se burimet e jetës së përbashkët mund të lulëzojnë vetëm  me vëllazërim e integrim: së bashku, nuk ka rrugë tjetër - nënvizoi - duke pohuar se po shkon në këto vise pikërisht me këtë bindje.

Nuk më pritet derisa t’ju takoj të gjithë, të gjithë. Jo vetëm katolikët. Të gjithë, përsëriti e, në përfundim, kujtoi se kërkon  Bekimin e të Tejetlartit, ndërsa i çon që tani para Zotit fytyrat e tyre e pritjet e tyre, shqetësimet  e shpresat.

Mesazhi papnor përfundon me përshëndetjen greqisht: Na iste pánda kalá! (Qofshi gjithmonë mirë).

27 n?ntor 2021, 13:02