Leoni XIV: Zoti na d?gjon, ndaj t? lutemi gjithnj? me besim
R.SH. - Vatikan
T'i drejtohesh Zotit të krishterë si "Abba", "Atë", është formë butësie, miqësie dhe intimiteti e shprehur në mënyrë simbolike në Lutjen, që Jezusi ua mësoi dishepujve të vet e për të cilën Papa reflektoi në lutjen e Engjëllit të së dieles. Një lutje që, vërejti Pasardhësi i Pjetrit, nënkupton domosdoshmërisht vëllazërinë, duke kapërcyer ngurtësinë e zemrës ndaj të tjerëve.
Zoti nuk na e kthen kurrë shpinën
Papa citoi Katekizmin e Kishës Katolike për të nxjerrë në pah tiparet e atësisë së Zotit. Kujtoi se si, pikërisht duke iu drejtuar me besim Atit, forcohet njohja e bëhemi "bij të dashur", me një dashuri e madhe.
Pastaj theksoi butësinë e Zotit:
Zoti nuk na kthen kurrë shpinën kur i drejtohemi, edhe nëse arrijmë vonë për të trokitur në derën e Tij, ndoshta pas gabimeve, mundësive të humbura ose dështimeve; edhe nëse, për të na mirëpritur, Ai duhet të “zgjojë" bijtë e Tij që flenë në shtëpi (shih Luka 11:7). Në të vërtetë, në familjen e madhe të Kishës, Ati nuk ngurron t’i bëjë të gjithë pjestarë të çdo gjesti të dashurisë.
Zoti na dëgjon gjithmonë
Papa Leoni na qetëson për mungesën e hamendësuar:
Zoti na dëgjon gjithmonë kur i lutemi, dhe në kohë e në mënyra që janë të vështira për t'u kuptuar, kjo sepse vepron me mençuri dhe providencë më të madhe, që ia kalojnë mendjes sonë. Prandaj, edhe në këto çaste, të mos pushojmë s’e luturi me besim: në Të do të gjejmë gjithmonë dritë dhe forcë.
Të duam si Zoti, pa bërë asnjë llogari
Megjithatë, duke thënë “Atynën”, përtej kremtimit të hirit të bijnisë hyjnore, duhet shprehim edhe angazhimin tonë për t’iu përgjigjur kësaj dhurate, duke dashur njëri-tjetrin si vëllezër në Krishtin. Një nga Etërit e Kishës, ndërsa reflekton mbi këtë, shkruan: “Kur e quajmë Zotin ‘Ati ynë’, duhet të kujtojmë detyrën tonë për t’u sjellë si bij e bija” (Shën Qipriani i Kartagjenës, De dominica Oratione, 11), e, në një tjetër, shton:
“Nuk mund ta thërrisni Atin tuaj Zot i çdo mirësie, nëse keni zemër mizore e çnjerëzore; në këtë rast, nuk e kemi më brenda vetes gjurmën e mirësisë së Atit qiellor” (Shën Gjon Kristostami, De angusta porta et in Orationem dominicam, 3). As nuk mund t’i lutemi Zotit si “Atë” dhe pastaj të jemi të ashpër dhe të pandjeshëm ndaj të tjerëve. Përkundrazi, është e rëndësishme të shndërrohemi nga mirësia e tij, durimi i tij, mëshira e tij, për ta pasqyruar si në një pasqyrë, fytyrën e Tij në tonën”.
Të dashur vëllezër e motra - theksoi në përfundim Papa - liturgjia e sotme na fton për lutje e bamirësi, për të dashur e për t’u dashur, ashtu si na do Zoti: me gatishmëri, me mend, me kujdes të anasjelltë, pa llogaritje.
T’i kërkojmë Marisë të dijmë si t’i përgjigjemi kësaj thirrjeje, për të treguar ëmbëlsinë e fytyrës së Atit.