杏MAP导航

K?rko

Papa: t? lutemi p?r paqe n? Lindjen e Mesme, Ukrain? e n? mbar? bot?n

N? Sheshin e Sh?n Pjetrit, para lutjes mariane, Leoni XIV ftoi p?r dialog kushtuar paqes n? Mianmar, kujtoi pothuajse 200 viktimat e dhun?s n? Nigeri e famullitarin e vrar? nga nj? bombardim n? Sudan, ku u k?rkon luft?tar?ve t? ndalen, t? mbrojn? civil?t dhe t? fillojn? nj? dialog p?r paqen, nd?rsa bashk?sis? nd?rkomb?tare, t? jap? "s? paku ndihm?n jetike p?r popullsin? e prekur nga kriza e r?nd? humanitare".

R.SH. / Vatikan

Bota e sotme ka shumë nevojë për mënyra ndërtimtare të paqes, si sporti, "shkollë respekti dhe besnikërie, që zhvillon kulturën e takimit dhe të vëllazërisë". Stil jete, që duhet praktikuar me vetëdije, "duke kundërshtuar çdo formë dhune dhe shtypjeje". Kështu u shpreh Papa Leoni XIV para lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë e mijëra besimtarëve të mbledhur pa pyetur fare për vapën e madhe të verës, duke kujtuar, më pas, edhe konfliktet e shumta të armatosura në botë:

Mianmar, pavarësisht armëpushimit, luftimet vazhdojnë, me dëme në infrastrukturën civile. I ftoj palët të ndjekin rrugën e dialogut të përgjithshëm, ??i vetmi që mund të çojë në zgjidhje paqësore e të qëndrueshme.

Masakra e tmerrshme në Nigeri, 200 viktima ndërmjet të zhvendosurve

Papa Prevost kujtoi më pas masakrën e tmerrshme, në të cilën rreth 200 persona u vranë "me mizori ekstreme" në Nigeri, natën ndërmjet 13 dhe 14 qershorit, në qytetin Yelwata, në zonën administrative lokale të Gouma-s, në shtetin e Benue. Shumica e tyre - kujtoi  me dhimbje -  ishin njerëz të zhvendosur brenda vendit, të strehuar nga misioni katolik lokal.

Lutem që siguria, drejtësia e paqja të mbizotërojnë në Nigeri, vend i dashur e tejet i prekur nga forma të ndryshme dhune. E lutem në mënyrë të veçantë për bashkësitë fshatarake të krishtera të shtetit të Benue, vazhdimisht viktima të dhunës.

Në Sudan vdes një famullitar: thirrje për ndihmë humanitare

Leoni XIV kujtoi, më pas, Republikën e Sudanit, "të shkatërruar nga dhuna për më shumë se dy vjet". E edhe vdekjen e Atë Luke Jumu, famullitar i El Fasher, viktimë e një bombardimi.

Ndërsa siguroj lutjet e mia për të dhe për të gjitha viktimat, përsëris thirrjen drejtuar luftëtarëve që të ndalen, të mbrojnë civilët dhe të angazhohen në dialog për paqen. I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i shtojë përpjekjet për t'i ofruar të paktën ndihmesën kryesore popullsisë, të prekur rëndë nga kriza humanitare. Të vazhdojmë të lutemi për paqen në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në mbarë botën!

Lumnimi i Floribert, dëshmitar shprese për të rinjtë

Në përfundim Papa kujtoi se sot pasdite, në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, do të shpallet i Lum Floribert Bwana Chui, martir i ri kongolez:

U vra në moshën njëzet e gjashtë vjeç sepse, si i krishterë, kundërshtoi padrejtësinë dhe mbrojti të vegjlit e të varfrit. Dëshmia e tij u jep guxim dhe shpresë të rinjve të Republikës Demokratike të Kongos dhe të gjithë Afrikës!

Së fundmi, ftesa drejtuar të rinjve

Ju pres pas një muaji e gjysmë në Jubileun e të Rinjve! Virgjëra Mari, Mbretëreshë e Paqes, ndërmjetësoftë për ne!

15 qershor 2025, 13:59

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >