杏MAP导航

K?rko

Papa n? fest?n e Shenjtor?ve Pjet?r e Pal: t’i ndihmojm? t? gjith? t? gjejn? rrug?n e Zotit

Papa: ''Misioni q? Jezusi i beson Pjetrit nuk ?sht? t? bllokoj? dyert e sht?pis?, duke lejuar hyrjen vet?m p?r pak a disa mysafir? t? p?rzgjedhur, por t'i ndihmoj? t? gjith? t? gjejn? rrug?n e hyrjes, n? besnik?ri ndaj Ungjillit t? Jezusit, t? gjith?, t? gjith? mund t? hyjn? n? Mbret?rin? e Zotit''. K?shtu tha Papa gjat? lutjes s? Engj?llit t? Zotit, sot n? mesdit? n? sheshin e Sh?n Pjetrit.

R.SH. / Vatikan

Pas Meshës solemne, kremtuar në Baizilikën e Shën Pjetrit, në mesditë, në Sheshin e Vatikanit, Papa kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot, duke lëvduar Zotin për predikimin dhe dëshminë e Apostujve Pjetër e Pal, që kremtohen sot, dy shtylla, mbi të cilat ngrihet ndërtesa e dukshme e Kishës.             

Në Ungjillin, e festës së Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal, nga Mateu, Jezusi i thotë Simonit, që njihej me emrin Pjetër: “Ty do do t'i jap çelësat e Mbretërisë së qiejve" (Mt 16:19). Kjo është arsyeja pse ne e shohim shpesh Shën Pjetrin me dy çelësa të mëdhenj në dorë, si në shtatoren që gjindet këtu, në këtë shesh. Këta çelësa përfaqësojnë shërbimin e autoritetit, që Jezusi ia besoi atij në ndihmë të mbarë Kishës.

Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm që ta kuptojmë mirë domethënien e gjithë kësaj. Çelësat e Pjetrit janë çelësat e një Mbretërie, të cilën Jezusi nuk e përshkruan si kasafortë e as si dhomë të blinduar, por me figura të tjera: si farë e vogël, margaritar i çmuar, thesar i fshehur, një grusht maja (shih Mt 13.1-33), domethënë, si diçka e çmuar, si pasuri, po, por në të njëjtën kohë, e vogël dhe e padukshme. Për ta arritur, pra, nuk duhet të aktivizohen mekanizmat e sigurisë dhe bravat, por të kultivohen virtyte si durimi, vëmendja, këmbëngulja dhe përvujtëria:

“Pra, misioni që Jezusi ia beson Pjetrit, nuk është të mbyllë dyert e shtëpisë, duke e lejuar hyrjen vetëm për disa të ftuar të përzgjedhur, por t’i ndihmojë të gjithë të gjejnë rrugën e hyrjes, me besnikëri ndaj Ungjillit të Krishtit”.

E Pjetri do ta bëjë këtë gjatë gjithë jetës së tij, besnikërisht, deri në martirizim, pasi të ketë jetuar fillimisht, jo pa vështirësi e edhe me shumë rrëzime, gëzimin dhe lirinë që lindin nga takimi me Zotin. Atij, të parit, për t'i hapur derën Jezusit, iu desh të pendohej,  gjë aspak e lehtë:

“Të mendojmë: vetëm pak pasi i tha Jezusit: ‘Ti je Krishti’, Mësuesit iu desh ta qortonte sepse refuzoi ta pranonte profecinë e mundimit dhe të vdekjes së tij në kryq (shih Mt 16,21-23)”.

Pjetri i mori çelësat e Mbretërisë së Hyjit jo sepse ishte i përsosur, por sepse ishte i përulur dhe i ndershëm dhe Ati i kishte dhuruar një fe të sinqertë (shih Mt 16,17). Prandaj, duke i besuar mëshirës së Zotit, ai ishte në gjendje, siç i qe kërkuar, t'i mbështeste dhe t’i përforconte vëllezërit e tij (shih Luka 22,32).

Ta pyesim veten…

Ta pyesim veten atëherë - kujtoi si zakonisht në përfundim Papa - “A e kultivoj dëshirën për të hyrë, me hirin e Zotit, në Mbretërinë e tij dhe për të qenë, me ndihmën e tij, kujdestar mikpritës edhe për të tjerët? E për ta bërë këtë, a e lë veten të "lëmohem", të zbutem, të formohem nga Jezusi dhe Shpirti i tij, që jeton në mua?”.

Pyetje që presin gjegje! Jo të lehta a të paramenduara, por të vështira, e që na kërkojnë ta mbështesim njëri-tjetrin:

“Maria, Mbretëresha e Apostujve dhe shenjtorët Pjetër e Pal, na ndihmofshin me lutjen e tyre të jemi udhërrëfyes dhe mbështetje për njëri-tjetrin në takimin me Krishtin”.

29 qershor 2024, 12:32

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >