ÐÓMAPµ¼º½

2025.08.23 Pellegrini

Papa: të dielën më 28 do të kryesojë meshën për Jubileun e Katekistëve

Të dielën më 28 shtator, me rastin e Jubileut të Katekistëve, në orën 10,00 Papa Leoni XIV do të kryesojë kremtimin Eukaristik në Sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit. Kështu bën të ditur zyra e kremtimeve liturgjike.

R.SH. / Vatikan

Me rastin e Jubileut në Vatikan do të vijnë katekistë nga shumë vende të botës. Siç dihet, katekizmi është vepër kishtare dhe si e tillë është e nevojshme që katekistët, mësuesit e doktrinës së fesë ta mësojnë, transmetojnë e dëshmojnë fenë e krishterë të Kishës dhe interpretimin e saj. E besnikëria ndaj fesë së Kishës në Jezu Krishtin Zot e Shëlbues, duhet të gërshetohet me një ‘krijimtari katekistike’ që ka parasysh kontekstin, kulturën dhe moshën e atyre, të cilëve u drejtohet mësimi i të vërtetave të fesë, pra, katekizmi. E edhe me këtë rast të Jubileut Kisha mendon për katekistët që kryejnë kaq shumë punë dhe janë, në disa vende të botës, të parët që çojnë përpara fenë. 

12 shtator 2025, 12:50