Papa: t? diel?n m? 28 do t? kryesoj? mesh?n p?r Jubileun e Katekist?ve
R.SH. / Vatikan
Të dielën më 28 shtator, me rastin e Jubileut të Katekistëve, në orën 10,00 Papa Leoni XIV do të kryesojë kremtimin Eukaristik në Sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit. Kështu bën të ditur zyra e kremtimeve liturgjike.
Me rastin e Jubileut në Vatikan do të vijnë katekistë nga shumë vende të botës. Siç dihet, katekizmi është vepër kishtare dhe si e tillë është e nevojshme që katekistët, mësuesit e doktrinës së fesë ta mësojnë, transmetojnë e dëshmojnë fenë e krishterë të Kishës dhe interpretimin e saj. E besnikëria ndaj fesë së Kishës në Jezu Krishtin Zot e Shëlbues, duhet të gërshetohet me një ‘krijimtari katekistike’ që ka parasysh kontekstin, kulturën dhe moshën e atyre, të cilëve u drejtohet mësimi i të vërtetave të fesë, pra, katekizmi. E edhe me këtë rast të Jubileut Kisha mendon për katekistët që kryejnë kaq shumë punë dhe janë, në disa vende të botës, të parët që çojnë përpara fenë.