杏MAP导航

K?rko

Papa n? Lateran p?r Mesh?n dhe procesionin e Corpus Domini Papa n? Lateran p?r Mesh?n dhe procesionin e Corpus Domini

Papa: m? 19 shtator n? Lateran p?ruron e vitin e ri baritor t? dioqez?s s? Rom?s

Papa Leoni XIV do t? hap? zyrtarisht vitin e ri baritor t? dioqez?s s? Rom?s, me rastin e asambles? dioqezane, pasditen e s? premtes, 19 shtator, n? Bazilik?n e Sh?n Gjonit n? Lateran, n? Rom?.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV do të hapë zyrtarisht vitin e ri baritor të dioqezës së Romës, me rastin e asamblesë dioqezane, pasditen e së premtes, 19 shtator, në bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, në Romë. Në veçanti, në orën 17:15 është parashikuar mbërritja dhe pritja e pjesëmarrësve të kësaj asambleje dioqezane; në orën 17:45 do të mbërrijë Papa Leoni XIV, i cili, në orën 18:00, do të udhëheqë liturgjinë e Fjalës së Zotit dhe do të dorëzojë udhëzimet pastorale. Në orën 19:30 përfundimet e asamblesë së dioqezës së Romës.

Përveç famullitarëve, vikarëve famullitarë, rektorëve, kapelanëve, diakonëve do të jenë të pranishëm: tre laikë për çdo famulli kishtare të Romës, disa përfaqësues të Këshillit të bashkimeve laike dhe disa përfaqësues të instituteve rregulltare mashkullore dhe femërore. Lajmin zyrtar të takimit e ka dhënë kardinali Vikari Baldo Reina, me një letër drejtuar të gjithë besimtarëve të dioqezës së Romës.

"Kemi jetuar ditë hiri me rastin e Jubileut të të rinjve - kujton kardinali Reina -; ende e ruajmë kujtimin dhe shpresojmë - mbi të gjitha - të vëmë në zbatim atë që kemi përjetuar me praninë dhe fjalët e Ipeshkvit tonë, Papës dhe me dashurinë e të rinjve që erdhën në numër të madh nga e gjithë bota". Vikari i Papës për dioqezën e Romës, kard. Reina reflekton edhe për shtegtimin dioqezan në Shenjtëroren e Zojës në Lourdes, i cili përfundon sot, gjatë të cilit "viti pastoral që po fillon u vu në duart e Marisë dhe udha e Kishës sonë iu besua Nënën së Jezusit".

01 shtator 2025, 13:27