Papa do të takojë presidentin izraelit Herzog dhe atë polak Nawrocki
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë ka bërë të ditur takimet e ardhshme në Vatikan midis Leonit XIV dhe dy krerëve të shteteve
R.SH. / Vatikan
Të enjten, më 4 shtator në orën 10, Papa Leoni XIV do të takojë presidentin izraelit Isaac Herzog, 64 vjeç, në detyrë si kryetar shteti që nga viti 2021. Më pas është parashikuar një bisedë edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin.
Audienca e parë, të premten më 5 shtator në orën 11, e Papës me presidentin polak Karol Nawrocki, 42 vjeç, në detyrë si kryetar shteti që nga fillimi i gushtit 202. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Shtypit e Vatikanit. Ky është takimi i dytë midis Papës dhe Herzogut, i cili kishte ardhur në Vatikan me rastin e Meshës së fillimit të Papnisë së Leonit XIV, më 18 maj 2025.
02 shtator 2025, 14:19