Monsinjor Wachowski emërohet nunc i ri në Irak
R.SH. / Vatikan
Monsinjor MirosÅ‚aw StanisÅ‚aw Wachowski, deri më tani nënsekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, është emëruar sot nga Papa Leoni XIV nunci i ri apostolik në Irak, duke e ngritur njëkohësisht në selinë titullare të Villamagna di Proconsolare, me dinjitetin e kryeipeshkvit. Njoftimi i emërimit u bë sot paradite nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, në prani të tre seksioneve të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit.
I lindur në Pisz (Poloni) më 8 maj 1970, Wachowski u shugurua meshtar më 15 qershor 1996, duke u inkardinuar në Dioqezën e EÅ‚k. Ai u diplomua në të Drejtën Kanonike të Kishës, hyri në Shërbimin Diplomatik të Selisë së Shenjtë më 1 korrik 2004, dhe ka shërbyer në Përfaqësitë Diplomatike Papnore në Senegal, në Misionin e Përhershëm pranë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (A.I.E.A.), Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (O.S.C.E.) e në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Institucioneve të Specializuara në Vjenë, në Nunciaturën Apostolike në Poloni dhe së fundi në Seksionin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë. Monsinjor Wachowski u emërua nënsekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet më 24 tetor 2019. Ai flet italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe rusisht.