Leoni XIV viziton Sallën e re të Gjykatës së Vatikanit
Papa u prit nga presidenti i Gjykatës, Venerando Marano, dhe nga prokurori i Drejtësisë, Alessandro Diddi
R.SH. / Vatikan
Sot paradite Papa Leoni XIV vizitoi Sallën e re të Gjykatës së Vatikanit, e cila ndodhet në ambientet e Sallës së vjetër të Sinodit në Pallatin Apostolik.
Kështu bën të ditur një komunikatë e Prefekturës së Shtëpisë Papnore, duke shpjeguar se Papa u prit nga presidenti i Gjykatës, Venerando Marano, dhe nga Alessandro Diddi, prokuror i Drejtësisë.
18 shtator 2025, 16:10