Kongresi XXVI Mariologjik Marian Ndërkombëtar nga 3 deri më 6 shtator
R.SH. /Vatikan
Kongresi i 26-të Ndërkombëtar Mariologjik i Marisë kryesohet nga Kardinali Rolandas Makrickas, Kryeprift i Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe, i dërguar i Atit të Shenjtë dhe kryetar i Kongresit, do të mbajë edhe fjalimin e hapjes dhe të mbylljes.
Programi është tejet i pasur. Vizionet dhe reflektimet do të takohen nën "mantelin e Virgjrës Mari". Fjala e hapjes sot, e mërkurë, 3 shtator, i takon Atë Stefano Cecchin, OFM, Kryetar i Akademisë Papnore Ndërkombëtare Mariane, dhe Aë Antonio Escudero, SDB, Kryetar i Shoqatës Italiane Ndërdisiplinore Mariologjike. Do të flasin edhe Atë Massimo Fusarelli, OFM, Kryetar i Përgjithshëm i Urdhrit të Fretërve të Vegjël dhe Atë Agustín Hernández, OFM, Rektor i Universitetit Papnor Antonianum.
Në përfundim të punimeve të këtij kongresi, do të organizohet një shtegtim në Bazilikën Papnore të Shën Marisë së Madhe, në Romë: çastet kryesore do të jenë Rruzarja e Zojës, kalimin nëpër Portën Shenjte dhe vizita me drejtues në Shenjtoren mariane. Ditët në vijim do të kenë asamble të përgjithshme dhe diskutime në tryeza të rrumbullakta.
Ndërmjet pjesëmarrësve po kujtojmë: Kardinalin Mario Grech, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve; Motrën Valerija Nedjeljka Kovač, SFB, e Fakultetit të Teologjisë në Zagreb; Profesoreshën Gloria Falcão Dodd e Shoqërisë Mariologjike të Amerikës; Profesorin Yesu Karunanidhi, Sekretar i Komisionit Biblik të CCBI-së (India); Imzotin Antonion Staglianò, President i Akademisë Papnore të Teologjisë si dhe Profesoreshën Lúcia Pedrosa de Pádua, Presidente e Shoqatës Braziliane të Mariologjisë.
Kongresi i 26-të Ndërkombëtar Mariologjik i Marisë, falë grupeve të punës së pasdites, do të ketë gjithashtu një fokus ndërfetar: çaste të rëndësishme takimi ndërmjet mariologëve katolikë, ortodoksë dhe protestantë. Do të ketë edhe një seksion ndërfetar me një delegacion mysliman. Kongresi do të përfundojë të shtunën, më 6 shtator, me një Meshë Shenjte të kremtuar në Kishën e Shën Shtjefnit të Abisinëve, në Vatikan. Gjithnjë të shtunën, më 6 shtator, audienca me Papën Leoni XIV, në orën 9:00 të mëngjesit.