ÐÓMAPµ¼º½

Shenjtërorja e Fatimas, në Portugali Shenjtërorja e Fatimas, në Portugali

Kard. Parolin në Portugali, vizitë në Fatima dhe në vendin e aksidentit në Lisbonë

Sekretari i Shtetit të Vatikanit kard. Parolin udhëton në Portugali nga sot, 12 shtator, deri të dielën, 14 shtator. Ai do të ndalet në lutje në zonën ku doli nga shinat Funicolar da Glória në Lisbonë dhe do të marrë pjesë në Jubileun e Autoriteteve Civile.

R.SH. / Vatikan

Udhëtimi i Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, në Portugali fillon me një vizitë në Shenjtëroren e Fatimës, një destinacion që tërheq miliona shtegtarë çdo vit. Kardinali Parolin do të qëndrojë në vendin iberik nga 12 deri më 14 shtator. Sipas programit, të publikuar në platformën sociale X të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit @TerzaLoggia, kardinali Parolin nesër do të jetë sërish në Fatima dhe do të recitojë lutjen e Rruzares Shenjte në Capelinha das Aparições.

Më pas Parolin do të shkojë në Lisbonë, ku është parashikuar një ndalesë lutjeje në vendin e aksidentit të Funicolar da Glória, një nga ashensorët historikë të qytetit që doli nga shinat më 3 shtator, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur. Gjithnjë në Lisbonë, kardinali Parolin do të takojë kryeministrin e Portugalisë, Luís Montenegro, dhe do të marrë pjesë në Jubileun e Autoriteteve Civile. Në të njëjtën ditë do të kryesojë kremtimin Eukaristik në Nossa Senhora de Fátima. Të dielën, më 14 shtator, është parashikuar vizita e kortezisë te presidenti i Republikës, Marcelo Rebelo de Sousa.

12 shtator 2025, 16:25