Kard. Parolin n? Portugali, vizit? n? Fatima dhe n? vendin e aksidentit n? Lisbon?
R.SH. / Vatikan
Udhëtimi i Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, në Portugali fillon me një vizitë në Shenjtëroren e Fatimës, një destinacion që tërheq miliona shtegtarë çdo vit. Kardinali Parolin do të qëndrojë në vendin iberik nga 12 deri më 14 shtator. Sipas programit, të publikuar në platformën sociale X të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit @TerzaLoggia, kardinali Parolin nesër do të jetë sërish në Fatima dhe do të recitojë lutjen e Rruzares Shenjte në Capelinha das Aparições.
Më pas Parolin do të shkojë në Lisbonë, ku është parashikuar një ndalesë lutjeje në vendin e aksidentit të Funicolar da Glória, një nga ashensorët historikë të qytetit që doli nga shinat më 3 shtator, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur. Gjithnjë në Lisbonë, kardinali Parolin do të takojë kryeministrin e Portugalisë, Luís Montenegro, dhe do të marrë pjesë në Jubileun e Autoriteteve Civile. Në të njëjtën ditë do të kryesojë kremtimin Eukaristik në Nossa Senhora de Fátima. Të dielën, më 14 shtator, është parashikuar vizita e kortezisë te presidenti i Republikës, Marcelo Rebelo de Sousa.