ÐÓMAPµ¼º½

Ngjarja kushtuar 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë, e mbajtur në Takimin e Riminit Ngjarja kushtuar 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë, e mbajtur në Takimin e Riminit

Meeting, Kard. Koch: Koncili i Nikesë "çast i artë" për ekumenizmin

Prefekti i Dikasterit për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, Kardinali Koh, foli në takimin kushtuar 1700-vjetorit të ngjarjes që, në vitin 325, formuloi Besojmën, "themel i fesë së përbashkët të të krishterëve". I pranishëm, edhe Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu; vendimet e marra nga peshkopët, theksoi ai, u bënë "dëshmi të gjalla" dhe "themele" mbi të cilat Kisha do të ndërtonte "që nga ai çast e më pas".

R.SH. / Vatikan

Koncili i Nikesë qe një çast "i artë" që, nëpërmjet "impulseve ekumenike", ia dorëzoi historisë Besojmën, "themel i fesë së përbashkët për gjithë të krishterët". Koncili i Nikesë diskutoi edhe për problemin e datës universale të Pashkëve, e u bë pararendës i "metodës sinodale". Hapi, kështu, rrugën për një "dëshmi të gjallë" nga Kisha. Nuk zgjidhi mosmarrëveshjet, por hodhi "themelet" për rrugën e saj në shekujt që do të vinin. Këto ishin pikat kryesore që dolën në pah, gjatë ngjarjes që kujtoi 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë, mbajtur pasditen e 26 gushtit, në Meetingun e Riminit. Ngjarja u paraqit nga Bernhard Scholz, kryetar i Fondacionit të Takimit për Miqësi ndërmjet Popujve (ETS), dhe u drejtua nga Andrea D'Auria, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare Comunione e Liberazione (CL). Relatorët kryesorë ishin Kardinali Kurt Koch, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve, dhe Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Bartolomeu.

 Kredoja, "orientim drejt unitetit të Kishës"

Në fjalimin e tij, Kardinali Koch nënvizoi se Koncili i Nikesë përfaqëson një "çast vërtetë të artë", të aftë të realizojë një "shtytje ekumenike" të rëndësishme. Pyetjet doktrinore të trajtuara ishin me të vërtetë vendimtare. Rezultati më i rëndësishëm ishte Besojma fesë së krishterë, e cila vijon të jetë një nga lutjet kryesore, që na kujton se "i vetmi Zot, Jezu Krishti, është Biri i Hyjit". Në të, shpjegoi kardinali Koch, "qëndron themeli i fesë së përbashkët për të gjithë të krishterët", përbën "lidhjen më të fortë ekumenike ndërmjet konfesioneve të ndryshme dhe shenjën e unitetit të Kishës", e cila nuk mund të jetë kurrë tjetër â€œpërveçse e bashkuar në fenë apostolike".

Shpresa për një datë të përbashkët të Pashkëve

Një tjetër temë qendrore e takimit historik ishte ajo e datës së Pashkëve: Koncili i Nikesë, kujtoi Koch, meriton merita të veçanta, sepse "u përpoq për krijimin e një rregulle universale" për kremtimin e tij. Një ditë e përbashkët, vërejti ai, "mund të jetë shenjë më e besueshme e bindjes së thellë të fesë së krishterë se Pashkët nuk janë vetëm festa më e lashtë, por edhe më e rëndësishmja e Krishterimit". Për të vendosur një datë universale, kardinali theksoi një "rregull themelor": shmangien e tensioneve dhe përçarjeve të reja ndërmjet Kishave.

Frymëzim për "metodën sinodale"

Koncili i Nikesë - shtoi Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve - mund të konsiderohet edhe si pararendës i "metodës sinodale të aplikuar në shqyrtim dhe vendimmarrje". Një praktikë që - sipas Papës Françesku, duke ndjekur një rrugë të ndarë nga Leoni XIV - duhet të zhvillohet brenda një perspektive të vërtetë "ekumenike".

Të hapen rrugët e Kishës

Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu filloi duke kujtuar se Koncili hapi "rrugën për Kishën, duke i dhënë mundësinë të fliste për Zotin, domethënë, teologjizimit me akte që, për herë të parë, kanë vlerë universale". Një shembull është përkufizimi i Trinisë: "jo koncept abstrakt filozofik, por  realitet i gjallë" që përshkon dhe përcakton "gjithë ekzistencën e krishterë". Zoti "u bë i arritshëm për njeriun në një mënyrë përjetuese, si Atë, si Fjalë e Mishëruar dhe si Shpirt i të gjitha gjërave".

Të ecim së bashku

Vendimet e Koncilit të Nikesë u bënë “dëshmi e gjallë", mbi bazën e së cilës "prijësit shpirtërorë përputhin mësimin e tyre", deklaroi Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës. Mbledhja e ipeshkvijve nga të katër anët e botës në Koncilin e Nikesë ishte shenjë e një shtegtimi të nisur "së bashku", të modeluar sipas Sinodit: "dielli - së bashkuodòs - rruga", kujtoi Bartolomeu. Patriarku më pas trajtoi çështjen e datës së Pashkëve, duke theksuar se përpjekjet për të arritur një kremtim të përbashkët "do të kërkojnë studim dhe analizë, në mënyrë që të mos nxisin përçarje të reja. Le të lutemi për këtë", pohoi!

Themelet e udhës kishtare

Koncili i Nikesë, përfundoi Bartolomeu, përfaqësoi "një pikë kthese vendimtare në shtegtimin e Kishës së Krishterë", duke formuluar "vendime dhe doktrina" që plazmuan ortodoksinë dhe u bënë pikë referimi për besimtarët. Nuk i zgjidhi të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet shkollave të ndryshme të mendimit, por hodhi "themelet" - mbi të cilat Kisha do të ndërtonte në shekujt, që do të vinin.

29 gusht 2025, 10:25