MAP

Ndërtesa të shkatërruara në Gaza (AFP ose licensues) Ndërtesa të shkatërruara në Gaza (AFP ose licensues)

Kard. Parolin: të shtangur para asaj që po ndodh në Gaza

Në Napoli, për të hapur Javën e 75-të Kombëtare Liturgjike të Kishës Katolike të Italisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi bombardimin izraelit në Rrip, kardinali Parolin tha se "është një absurditet", duke ngritur alarmin për situatën humanitare. Dhe për Ukrainën ai deklaroi se është e nevojshme "të vazhdohet të punohet për paqen dhe pajtimin" dhe se duhet "shumë politikë".

R. SH. / Vatikan

“Jemi të tronditur nga ajo që po ndodh në Gaza, dhe pavarësisht dënimit të gjithë botës”, sepse “ka një unanimitet nga të gjithë në dënimin e asaj që po ndodh”. Kështu tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në Napoli me rastin e Javës së 75-të Kombëtare Liturgjike të Kishës Katolike të Italisë, duke iu përgjigjur, në kuadrin e ceremonisë së inaugurimit, pyetjeve të gazetarëve në lidhje me bombardimet e Izraelit, në Rripin e Gazës, mbi spitalin Nasser në Khan Younis, i cili shkaktoi 20 të vdekur, nga të cilët 5 gazetarë. "Është një absurditet", shtoi kardinali Parolin, duke vënë në dukje se "nuk ka asnjë mundësi zgjidhjeje"dhe "që situata po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, madje edhe nga pikëpamja humanitare gjendja është gjithnjë e më e pasigurt, me të gjitha pasojat që shohim vazhdimisht".

Për sa i përket Ukrainës, sipas Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Parolin duhet "shumë politikë, sepse zgjidhje në nivel teorik ka shumë" dhe "ka shumë rrugë që mund të ndiqen për të arritur paqen", por "duhet dashur t'i vëmë në praktikë" dhe "padyshim duhen edhe disa gatishmëri të shpirtit". "Ka nevojë për shpresë për të gjithë botën", theksoi më tej kardinali Parolin, duke nënvizuar se Jubileu i shpallur nga Papa Françesku, i dedikuar pikërisht kësaj teme , "do të donte të ishte një moment rimëkëmbjeje të shpresës". "Një shpresë kundër çdo shprese", theksoi kardinali Parolin, për faktin se "sot" nuk ka "shumë elementë që na ndihmojnë të shpresojmë sidomos në nivelin ndërkombëtar", siç shihet "edhe në këto ditë" nga "vështirësitë për të nisur rrugë paqeje në situatat e konfliktit", por "ka nevojë të mos dorëzohemi" dhe "të vazhdojmë të punojmë për paqen dhe pajtimin".

26 gusht 2025, 11:30