ÐÓMAPµ¼º½

Ngjarja kushtuar 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë, mbajtur në Takimin e Riminit Ngjarja kushtuar 1700-vjetorit të Koncilit të Nikesë, mbajtur në Takimin e Riminit

Meetingu Riminit 2025, Kard. Koch: Koncili i Nikesë "çast i artë" për ekumenizmin

Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, Kardinali Koch, foli në Meetingun e Riminit 2025 për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë që, në vitin 325, formuloi Besojmën, "themel i fesë së përbashkët të të krishterëve". I pranishëm, edhe Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu; vendimet e marra nga ipeshkvijtë, theksoi ai, u bënë "dëshmi të gjalla" dhe "themele" mbi të cilat Kisha do të ndërtonte "që nga ai çast e më pas".

R.SH. / Vatikan

Një çast "i artë" që, nëpërmjet "impulseve ekumenike", ia dorëzoi historisë Credo-n - Besojmën, "themel i fesë së përbashkët për gjithë të krishterët". Koncili i Nikesë diskutoi edhe për problemin e datës universale të Pashkëve, e u bë pararendës i "metodës sinodale". Hapi, kështu, rrugën për një "dëshmi të gjallë" nga Kisha. Nuk zgjidhi mosmarrëveshjet, por hodhi "themelet" për rrugën e saj në shekujt që do të vinin. Këto ishin pikat kryesore të dala gjatë ngjarjes, që do të kujtonte 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë, mbajtur pasditen e 26 gushtit, në Takimin e Riminit. Ngjarja u paraqit nga Bernhard Scholz, kryetar i Fondacionit të Takimit për Miqësi ndërmjet Popujve (ETS), dhe u drejtua nga Andrea D'Auria, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare Bashkim e Çlirim. Relatorët kryesorë ishin Kardinali Kurt Koch, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve, dhe Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës, Bartolomeu.

 Kredoja, "orientim drejt unitetit të Kishës"

Në fjalimin e tij, Kardinali Koch nënvizoi se Koncili i Nikesë përfaqëson një "çast vërtetë të artë", të aftë të realizojë një "shtytje ekumenike" të rëndësishme. Pyetjet doktrinore të trajtuara ishin me të vërtetë vendimtare. Rezultati më i rëndësishëm ishte Credo - Besojma, e cila vijon të jetë një nga lutjet kryesore, që na kujton se "i vetmi Zot, Jezu Krishti, është Biri i Hyjit". Në të, shpjegoi kardinali Koch, "qëndron themeli i fesë së përbashkët për të gjithë të krishterët", përbën "lidhjen më të fortë ekumenike ndërmjet konfesioneve të ndryshme dhe shenjën e unitetit të Kishës", e cila nuk mund të jetë kurrë tjetër â€œpërveçse e bashkuar në fenë apostolike".

Shpresa për një datë të përbashkët të Pashkëve

Një tjetër temë qendrore e takimit historik mbajtur në Nikea ishte ajo e datës së Pashkëve: Koncili, i Nikesë kujtoi kardinali Koch, ka merita të veçanta, sepse "u përpoq për krijimin e një rregulle universale" për kremtimin e tij. Një ditë e përbashkët e kremtimit të Pashkëve, vërejti ai, "mund të jetë shenjë më e besueshme e bindjes së thellë të fesë së krishterë se Pashkët e krishtit nuk janë vetëm festa më e lashtë, por edhe më e rëndësishmja e Krishterimit". Për të vendosur një datë universale, kardinali Koch theksoi një "rregull themelor": shmangien e tensioneve dhe përçarjeve të reja ndërmjet Kishave.

Frymëzim për "metodën sinodale"

Koncili i Nikesë - shtoi prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Unitetit ndërmjet të Krishterëve - mund të konsiderohet edhe si pararendës i "metodës sinodale të aplikuar në shqyrtim dhe vendimmarrje". Një praktikë që - sipas Papës Françesku, duke ndjekur një rrugë të ndarë nga Leoni XIV - duhet të zhvillohet brenda një perspektive të vërtetë "ekumenike".

Të hapen rrugët e Kishës

Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës Bartolomeu filloi duke kujtuar se Koncili i Nikesë hapi "rrugën për Kishën, duke i dhënë mundësinë të fliste për Zotin, domethënë, teologjizimit me akte që, për herë të parë, kanë vlerë universale". Një shembull është përkufizimi i Trinisë: "jo koncept abstrakt filozofik, por  realitet i gjallë" që përshkon dhe përcakton "gjithë ekzistencën e krishterë". Zoti "u bë i arritshëm për njeriun në një mënyrë përjetuese, si Atë, si Fjalë e Mishëruar dhe si Shpirt i të gjitha gjërave".

Të ecim së bashku

Vendimet e Koncilit të Nikesë u bënë “dëshmi e gjallë", mbi bazën e së cilës "prijësit shpirtërorë përputhin mësimin e tyre", deklaroi Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës.

Mbledhja e ipeshkvijve nga të katër anët e botës ishte shenjë e një shtegtimi të nisur "së bashku", të modeluar sipas Sinodit: "dielli - së bashkuodòs - rruga", kujtoi Bartolomeu. Patriarku më pas trajtoi çështjen e datës së Pashkëve, duke theksuar se përpjekjet për të arritur një kremtim të përbashkët "do të kërkojnë studim dhe analizë, në mënyrë që të mos nxisin përçarje të reja. Le të lutemi për këtë", pohoi!

Themelet e udhës kishtare

Koncili i Nikesë, përfundoi Bartolomeu, përfaqësoi "një pikë kthese vendimtare në shtegtimin e Kishës së Krishterë", duke formuluar "vendime dhe doktrina" që plazmuan ortodoksinë dhe u bënë pikë referimi për besimtarët. Nuk i zgjidhi të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet shkollave të ndryshme të mendimit, por hodhi "themelet" - mbi të cilat Kisha do të ndërtonte në shekujt, që do të vinin.

27 gusht 2025, 15:25