ÐÓMAPµ¼º½

2025.05.27 francobolli inizio pontificato Leone XIV

Vatikan: dyqan i ri elektronik për filatelinë dhe numizmatikën

Guvernatorati përgatit faqen e internetit www.cfn.va për t'u krijuar koleksionistëve dhe entuziastëve të pullave dhe monedhave nga e gjithë bota mundësinë të blejnë në internet produkte zyrtare të Qytet i Vatikanit. Zgjidhje miqësore miratohen në prodhimin dhe në zgjedhjen e produkteve e të materialeve të përdorura, në përkim me angazhimin e Shtetit të Qytetit të Vatikanit për zhvillim të qëndrueshëm dhe ekologji integrale

R.SH. - Vatikan

Që nga 24 korriku, është në internet faqja e re  e Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, përgjegjëse për marketingun filatelik dhe numizmatik (CFN). Koleksionistët dhe entuziastët nga e gjithë bota tani mund të blejnë produkte zyrtare të Shtetit të Qytetit të Vatikanit drejtpërdrejtë në internet, falë  dyqanit elektronik të përtërirë tërësisht. Platforma e re është projektuar për të ofruar përvojën e blerjes moderne, të thjeshtë dhe të mundshme për publikun e gjithanshëm.

Në portal ka emisione filatelike kushtuar papnisë së Papës Françesku, Vitit Shenjt 2025, Selisë Vakante dhe papnisë së Papës Leoni XIV. I gjithë sistemi i shitblerjes është rishikuar për të siguruar transparencë dhe përfshirje më të madhe. Gjatë procesit të përditësimit, vëmendje e veçantë iu kushtua qëndrueshmërisë mjedisore, duke miratuar zgjidhje miqësore me mjedisin si në realizimin e prodhimeve, ashtu edhe në zgjedhjen e materialeve të përdorura. Çdo aspekt i ofertës - nga paketimi e deri te komunikimet informative - u rimendua për të zvogëluar pasojat mbi mjedisin, duke favorizuar materialet e riciklueshme dhe praktikat e përgjegjshme. E gjithë kjo, në përkim me angazhimin e Qytetit të Vatikanit për zhvillim të qëndrueshëm dhe tranzicionin konkret ekologjik.

Me fillesën e platformës së re online, edhe përdoruesit e paregjistruar mund të krijojnë profilin, duke zgjeruar kështu pjesëmarrjen dhe duke  nxitur  gjithnjë e më shumë interesimin për këtë arritje.

Procedurat e reja të regjistrimit forcojnë angazhimin e CFN-së (Komercializimit Filatelik e Numizmatik) për mbrojtjen e të dhënave personale dhe paraqesin mjete konkrete për të siguruar transparencë dhe kontroll më të madh. Qëllimi është t'u ofrohet të gjithëve - si koleksionistëve aktivë, ashtu edhe entuziastëve të rinj - përvoja dixhitale e sigurt dhe e përgjegjshme, që përkon plotësisht me standardet më të larta normative.

25 korrik 2025, 10:51