ÐÓMAPµ¼º½

Papa pret kryeministrin e Malit të Zi

Milojko Spajić u prit sot në audiencë nga Leoni XIV në Vatikan. Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit me kardinalin Parolin dhe kryeipeshkvin Gallagher, në qendër të të cilave ishin marrëdhëniet Kishë-Shtet, vëmendja ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian në vendet dhe Ballkanit Perëndimor dhe konflikti në Ukrainë.

R.SH, / Vatikan

Shenjtëria e Tij Papa Leoni XIV priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministrin e Malit të Zi, Sh.T. Zotin Milojko Spajić, i cili më pas u takua me Sh.T. Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, i shoqëruar nga Sh.T. Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe ekzistuese dhe u përmendën gjithashtu disa çështje lidhur me marrëdhëniet Kishë-Shtet. Më pas u ndalën në çështje me karakter rajonal dhe ndërkombëtar, me një vëmendje të veçantë ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe konfliktit aktual në Ukrainë.

04 korrik 2025, 13:19