杏MAP导航

K?rko

Papa pret kryeministrin e Malit t? Zi

Milojko Spaji? u prit sot n? audienc? nga Leoni XIV n? Vatikan. Bisedimet n? Sekretarin? e Shtetit t? Vatikanit me kardinalin Parolin dhe kryeipeshkvin Gallagher, n? qend?r t? t? cilave ishin marr?dh?niet Kish?-Shtet, v?mendja ndaj zgjerimit t? Bashkimit Evropian n? vendet dhe Ballkanit Per?ndimor dhe konflikti n? Ukrain?.

R.SH, / Vatikan

Shenjtëria e Tij Papa Leoni XIV priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministrin e Malit të Zi, Sh.T. Zotin Milojko Spaji?, i cili më pas u takua me Sh.T. Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, i shoqëruar nga Sh.T. Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe ekzistuese dhe u përmendën gjithashtu disa çështje lidhur me marrëdhëniet Kishë-Shtet. Më pas u ndalën në çështje me karakter rajonal dhe ndërkombëtar, me një vëmendje të veçantë ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe konfliktit aktual në Ukrainë.

04 korrik 2025, 13:19