Leoni XIV katekistëve latino-amerikanë: "Jezusi, qendra dhe qëllimi i katekezës"
Papa, në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, shpreh mirënjohjen e tij për punën e bërë nga Shoqata e Katekistëve latino-amerikanë të mbledhur në Asuncion, Paraguai, për të festuar, në kuadër të Asamblesë së saj të Zakonshme, 30-vjetorin e themelimit të saj dhe në Ditët e Dhjeta të Studimit.
R.SH. / Vatikan
Një inkurajim për të ripërtërirë, duke u nisur nga “njohja e figurës së Krishtit”, dëshirën për “ta shpallur Jezusin, për të ‘ungjillëzuar’ dhe për t’i çuar të tjerët drejt ‘po-së’ së fesë në Të, duke dëshmuar në jetën e përditshme praninë e Krishtit të gjallë”. Ky mesazhi që Papa Leoni XIV, duke përdorur fjalët e Katekizmit të Kishës Katolike, përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, i drejton organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Asamblesë së XIII-të të zakonshme dhe Ditës së 10-të të Studimit të Shoqatës së Katekistëve të Amerikës Latine (Scala), që po zhvillohen, nga 7 deri më 11 korrik, në qytetin Asuncion, kryeqytetin e Paraguajit.
09 korrik 2025, 21:03