Indi, përfundon puna ndërmjetësuese e Selisë së Shenjtë ndërmjet siro-malabarezëve
Një komunikatë nga Dikasteri për Kishat Lindore flet për "mirënjohjen e thellë" të shprehur nga Leoni XIV ndaj imzot Cyril Vasil', kryeipeshkëv-ipeshkëv i Košices së Bizantinëve, i cili përfundoi detyrën si delegat papnor.
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV ka përfunduar detyrën e imzot Cyril Vasil', kryeipeshkëv-ipeshkëv i KoÅ¡icës së Bizantinëve, si delegat papnor në çështjet liturgjike për Kryeipeshkopatën e Ernakulam-Angamaly të siro-malabarezëve. Kështu bën të ditur sot Dikasteri i Vatikanit për Kishat Lindore, duke komunikuar se Papa i ka shprehur prelatit "mirënjohje të thellë për punën e bërë".
07 korrik 2025, 17:02