Kard. Parolin: "Emrat e cituar nga Papa përfshijnë të gjitha viktimat e Gazës"
R.SH. / Vatikan
Në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, të diel, më 20 korrik, Papa Leoni përmendi emrat e viktimave të sulmit izraelit në Kishën e Familjes Shenjte në Gaza, tri ditë më parë, por këto emra "përfshijnë të gjitha viktimat" e Gazës. Këtë tha për mediat e Vatikanit Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, që po kalon një periudhë pushimi në Fiera di Primiero, Trentino, i ftuar i rektoratit Siror.
"Në lutjen e sotme të Engjëllit të Zotit, në të cilën kujtoi ngjarjet tragjike në Gaza në ditët e fundit" - theksoi Sekretari i Shtetit i Vatikanit - Ati i Shenjtë donte gjithashtu të kujtonte në mënyrë të qartë disa viktima. Natyrisht, emrat e këtyre viktimave përfshijnë të gjitha viktimat e tragjedisë së Gazës".
"Nuk ka absolutisht asnjë dallim ndërmjet njërës dhe tjetrës" - tha Kard. Parolin. "Të gjithë i nënshtrohen dhunës së papranueshme, të gjitha janë viktima të një konflikti që duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne i përqafojmë ata, e ndjejmë vërtet praninë e tyre në zemrat tona”.
“Për të gjithë ata, e për të gjithë ne, t’i lutemi Zotit për paqe dhe, mbi të gjitha, falë flijimit së tyre, gjakut të tyre, për t'i dhënë fund kësaj tragjedie".