ÐÓMAPµ¼º½

Il Papa in Laterano per messa e processione Corpus Domini

Angazhimet e Papës në gusht dhe shtator, në Tor Vergata Mesha me të rinjtë

Zyra e Kremtimeve Liturgjike Papnore publikon kalendarin e takimeve verore të Leonit XIV. Ndër to, edhe Mesha në Solemnitetin e Ngjitjes së Zojës në Qiell, në famullinë e Shën Tomës së Vilanovës në Castel Gandolfo, kanonizimi i Acutis dhe Frasatit, Përkujtimi ekumenik i martirëve të rinj në Shën Palin jashtë Mureve.

R.SH. / Vatikan

Shumë angazhime e kremtime e presin Leonin XIV në muajt e ardhshëm gusht dhe shtator. Zyra e Kremrimeve Liturgjike Papnore ka publikuar kalendarin e takimeve liturgjike të Papës, i cili, nga e diela 6 korrik, do të transferohet në Castel Gandolfo për një periudhë pushimi.

Angazhimet e gushtit

Ngjarja e parë është ajo e dielës së 3 gushtit, Mesha e orës 9 me rastin e Jubileut të Rinisë. Kremtimi, në të cilin pritet pjesëmarrja e mijëra djemve dhe vajzave nga çdo anë e botës, do të mbahet në Tor Vergata, një vend në periferi të Romës që ka hyrë në histori për Meshën e madhe të kryesuar nga Gjon Pali II gjatë Jubileut të vitit 2000. Më 15 gusht, solemniteti i Ngjitjes së Zojës së Bekuar në Qiell, Zojës së Madhe, Papa do të kremtojë Meshën, në orën 10, në famullinë papnore të Shën Tomës së Vilanovës, në Castel Gandolfo.

Kremtimet e shtatorit

Të dielën, më 7 shtator, në orën 10 në Sheshin Shën Pjetër, në Vatikan, Leoni XIV do të kryesojë Meshën e Shenjtë me rastin e kanonizimit të të Lumturve Pier Giorgio Frassati dhe Carlo Acutis. Data qe njoftuar nga Papa gjatë Konsistorit të tij të parë të zakonshëm publik, më 13 qershor. Një javë më vonë, të dielën më 14 shtator, Papa do të jetë i pranishëm, në orën 17, në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, për Përkujtimin Ekumenik të Martirëve të rinj dhe dëshmitarëve të fesë së krishterë. Angazhimi i fundit për muajin shtator është planifikuar për të dielën, më 28 shtator, me kremtimin e Meshës në Sheshin Shën Pjetër, në Vatikan, në orën 10, për Jubileun e Katekistëve.

03 korrik 2025, 14:34