ÐÓMAPµ¼º½

2019.06.14 Santa Trinità, affresco di Luca Rossetti da Orta, 1738-9 - Chiesa di San Gaudenzio ad Ivrea

Trinia Shenjte: njëri me tjetrin, njëri për tjetrin, njëri në tjetrin

Hyji Atë ka dërguar në botë të Birin e Vet, Fjalën e së Vërtetës, Jezu Krishtin, e Shpirtin Shenjt shenjtërues, për të na bërë pjesëmarrës të jetës së tij. Hyji Atë, bashkë me të Birin e Tij Jezus, Njëlindurin dhe me Shpirtin Shenjt, janë Një Zot i vetëm në Trininë e vehtjeve dhe në Njininë e natyrës. Jezusi na zbuloi se Zoti është dashuri, jo dashuri e një Hyji të vetëm, por e tri vetjeve të barabarta e të veçuara, me të njëjtën substancë: këtë na mëson Kisha në festën e të Shenjtnuesmes Trini

R.SH. / Vatikan

Festa e Trinisë Shenjte na kujton misterin e një Zoti të vetëm në tri Vetje hyjnore – Ati, Biri e Shpirti Shenjt – që janë njëri me tjetrin, njëri për tjetrin, njëri në tjetrin. Ky solemnitet liturgjik, përtërin misionin tonë për të jetuar në bashkim me Zotin e ndërmjet nesh.

Festa e Trinisë Shenjte është nxitje për të jetuar njëri me tjetrin, duke mësuar të falim e të lypim falje. Ne na është besuar detyra të ndërtojmë bashkësi njerÑ‘zore e shoqÑ‘rore, në të cilat të ndjehet gjithnjë më shumë fryma e vÑ‘llazÑ‘rimit.

Të krishterët janë të thirrur ta jetojnë këtë bashkim me Zotin, duke ndërtuar bashkësi të frymëzuara nga dashuria trinitare. Jemi të thirrur të jetojmë jo njëri pa të tjerët, mbi ose kundër të tjerëve, por njëri me të tjerët, për të tjerët, në të tjerët. Kjo do të thotë ta pranosh e ta dëshmosh njëzëri bukurinë e Ungjillit tÑ‘ vÑ‘llazÑ‘rimit, ta jetosh dashurinë reciproke, dashurinë për të gjithë, duke ndarë së bashku gëzime e trishtime, sidomos, duke u mësuar të lypësh falje e të falësh e duke i vlerësuar frymëzimet e ndryshme, që burojnë nga Shpirti Shenjt.

15 qershor 2025, 14:14