杏MAP导航

K?rko

2019.06.14 Santa Trinità, affresco di Luca Rossetti da Orta, 1738-9 - Chiesa di San Gaudenzio ad Ivrea

Trinia Shenjte: nj?ri me tjetrin, nj?ri p?r tjetrin, nj?ri n? tjetrin

Hyji At? ka d?rguar n? bot? t? Birin e Vet, Fjal?n e s? V?rtet?s, Jezu Krishtin, e Shpirtin Shenjt shenjt?rues, p?r t? na b?r? pjes?marr?s t? jet?s s? tij. Hyji At?, bashk? me t? Birin e Tij Jezus, Nj?lindurin dhe me Shpirtin Shenjt, jan? Nj? Zot i vet?m n? Trinin? e vehtjeve dhe n? Njinin? e natyr?s. Jezusi na zbuloi se Zoti ?sht? dashuri, jo dashuri e nj? Hyji t? vet?m, por e tri vetjeve t? barabarta e t? ve?uara, me t? nj?jt?n substanc?: k?t? na m?son Kisha n? fest?n e t? Shenjtnuesmes Trini

R.SH. / Vatikan

Festa e Trinisë Shenjte na kujton misterin e një Zoti të vetëm në tri Vetje hyjnore – Ati, Biri e Shpirti Shenjt – që janë njëri me tjetrin, njëri për tjetrin, njëri në tjetrin. Ky solemnitet liturgjik, përtërin misionin tonë për të jetuar në bashkim me Zotin e ndërmjet nesh.

Festa e Trinisë Shenjte është nxitje për të jetuar njëri me tjetrin, duke mësuar të falim e të lypim falje. Ne na është besuar detyra të ndërtojmë bashkësi njerёzore e shoqёrore, në të cilat të ndjehet gjithnjë më shumë fryma e vёllazёrimit.

Të krishterët janë të thirrur ta jetojnë këtë bashkim me Zotin, duke ndërtuar bashkësi të frymëzuara nga dashuria trinitare. Jemi të thirrur të jetojmë jo njëri pa të tjerët, mbi ose kundër të tjerëve, por njëri me të tjerët, për të tjerët, në të tjerët. Kjo do të thotë ta pranosh e ta dëshmosh njëzëri bukurinë e Ungjillit tё vёllazёrimit, ta jetosh dashurinë reciproke, dashurinë për të gjithë, duke ndarë së bashku gëzime e trishtime, sidomos, duke u mësuar të lypësh falje e të falësh e duke i vlerësuar frymëzimet e ndryshme, që burojnë nga Shpirti Shenjt.

15 qershor 2025, 14:14