Papa pret ambasadorin e ri të Gjeorgjisë pranë Selisë së Shenjtë, Mekvabishvili
R.SH. / Vatikan
Sot paradite në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Papa Leoni XIV priti në audiencë ambasadorin e ri të Gjeorgjisë pranë Selisë së Shenjtë, David Mekvabishvili, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Po kujtojmë se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Gjeorgjisë filluan në vitin 1992, me njohjen e pavarësisë gjeorgjiane nga ana e Selisë së Shenjtë. Selia e Shenjtë ishte ndër shtetet e para që vendosi një mision diplomatik të përhershëm në Gjeorgji. Selia e Shenjtë mban marrëdhënie diplomatike me 185 Shtete dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Gjeorgjinë. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Gjeorgjisë filluan në vitin 1992, me njohjen e pavarësisë gjeorgjiane nga ana e Selisë së Shenjtë. Selia e Shenjtë ishte ndër shtetet e para që hapën një Përfaqësi diplomatike në Tbilisi, më 24 maj 1992.
Ambasadori i ri i Gjeorgjisë pranë Selisë së Shenjtë, Mekvabishvili ka lindur më 2 mars 1982, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai ka përfunduar studimet universitare (1999-2003) dhe një master (2003-2005) në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror Tbilisi Ilia Chavchavadze, si dhe një master në të Drejtat e Njeriut (2005-2008) në Universitetin e Padovës. Ai deri më tani ka mbajtur këto poste: Sekretar i Tretë, Divizioni i Politikës Kulturore, Departamenti i Marrëdhënieve Kulturore Ndërkombëtare dhe Marrëdhëniet me Diasporën, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjeorgjisë (2004-2005); Asistent i Ambasadorit në Ambasadën e Urdhrit Sovran të Maltës në Gjeorgji (2009-2015); Asistent i Profesorit (Mons. F. Ciampanelli) të Historisë Mesjetare të Kishës në Universitetin Sulkhan-Saba Orbeliani (2011-2013); Drejtor i Misionit Humanitar: Home health care for non-self-sufficient and disabled individuals presso la P.G.N.C. Cardinal Pio Laghi foundation (2011-2015); Shef i Divizionit të Menaxhimit të Ngjarjeve dhe Marrëdhënieve me Misionet Diplomatike në Bashkinë e Tbilisit (2015-2016); Zëvendës Shef i Protokollit në Bashkinë e Tbilisit (2016-2021); Shef i Protokollit në Bashkinë e Tbilisit (2021-2025).