ÐÓMAPµ¼º½

Doktor Luigi Carbone Doktor Luigi Carbone

Papa emëron Dr. Carbone Drejtor të Shëndetësisë dhe Higjienës në Vatikan

Deri më tani zëvendësdrejtor i organit që kujdeset për mbrojtjen e higjienës publike dhe shëndetit në territorin e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, Carbone do të marrë detyrën duke filluar nga 1 gushti.

R.SH. / Vatikan

Leone XIV ka emëruar Luigi Carbonen drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Higjienës të Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, organ që ka për detyrë të kujdeset për mbrojtjen e higjienës publike dhe shëndetit në Vatikan. Deri më tani zëvendësdrejtor i të njëjtës drejtori, doktor Carbone, i cili ka qenë mjek referent i Papa Françeskut dhe ka ndjekur Papën në sëmundjen e tij, do të marrë detyrën duke filluar nga 1 gushti. Ai pason profesor Andrea Arcangelin, drejtor që nga një gushti 2020 dhe që këtë muaj mbush 70 vjeç.

02 qershor 2025, 13:41