Papa em?ron Dr. Carbone Drejtor t? Sh?ndet?sis? dhe Higjien?s n? Vatikan
Deri m? tani z?vend?sdrejtor i organit q? kujdeset p?r mbrojtjen e higjien?s publike dhe sh?ndetit n? territorin e Shtetit t? Qytetit t? Vatikanit, Carbone do t? marr? detyr?n duke filluar nga 1 gushti.
R.SH. / Vatikan
Leone XIV ka emëruar Luigi Carbonen drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Higjienës të Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, organ që ka për detyrë të kujdeset për mbrojtjen e higjienës publike dhe shëndetit në Vatikan. Deri më tani zëvendësdrejtor i të njëjtës drejtori, doktor Carbone, i cili ka qenë mjek referent i Papa Françeskut dhe ka ndjekur Papën në sëmundjen e tij, do të marrë detyrën duke filluar nga 1 gushti. Ai pason profesor Andrea Arcangelin, drejtor që nga një gushti 2020 dhe që këtë muaj mbush 70 vjeç.
02 qershor 2025, 13:41