ÐÓMAPµ¼º½

Ekspo 2025 në Osaka, Japoni Ekspo 2025 në Osaka, Japoni

Kardinali Parolin, në Japoni për Ditën e Selisë së Shenjtë në Expo2025 të Osaka-s

Nga 28 qershori deri më 1 korrik, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Parolin do të jetë në Japoni, ku do të marrë pjesë në festimet e ekspozitës universale. I planifikuar, Takimi me Kryeministrin Ishiba Shigeru, me Princeshën Tomonito të Mikasas dhe Princin trashigimtar, Akishino.

R.SH. / Vatikan

Me ftesë të autoriteteve të vendit, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, do të shtegtojë në Japoni nga 28 qershori - deri më 1 korrik 2025, me rastin e Ditës së Selisë së Shenjtë në Expo2025, në Osaka.

Sipas programit të publikuar nga llogaria X e Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë, @TerzaLoggia, të dielën, më 29 qershor, Kardinali do të marrë pjesë në festimet për Ditën e Selisë së Shenjtë në Expo; më pas do të kryesojë Meshën me ipeshkvijtë e Japonisë në Solemnitetin e Shenjtorëve Apostuj Pjetër dhe Pal.

Kardinali do të kremtojë një Meshë tjetër të hënën, më 30 qershor, në Katedralen e Tokios. Kremtimi do të pasohet nga takimi me Kryeministrin Ishiba Shigeru dhe me Naltmadhërinë e Saj Nobuko, Princesha Tomonito e Mikasës.

Të martën, më 1 korrik, kardinali do të takohet me Lartmadhërinë e Tij Fumihito, Princ i Kurorës Akishino.

27 qershor 2025, 15:39