杏MAP导航

K?rko

Ekspo 2025 n? Osaka, Japoni Ekspo 2025 n? Osaka, Japoni

Kardinali Parolin, n? Japoni p?r Dit?n e Selis? s? Shenjt? n? Expo2025 t? Osaka-s

Nga 28 qershori deri m? 1 korrik, Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, Kardinali Parolin do t? jet? n? Japoni, ku do t? marr? pjes? n? festimet e ekspozit?s universale. I planifikuar, Takimi me Kryeministrin Ishiba Shigeru, me Princesh?n Tomonito t? Mikasas dhe Princin trashigimtar, Akishino.

R.SH. / Vatikan

Me ftesë të autoriteteve të vendit, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, do të shtegtojë në Japoni nga 28 qershori - deri më 1 korrik 2025, me rastin e Ditës së Selisë së Shenjtë në Expo2025, në Osaka.

Sipas programit të publikuar nga llogaria X e Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë, @TerzaLoggia, të dielën, më 29 qershor, Kardinali do të marrë pjesë në festimet për Ditën e Selisë së Shenjtë në Expo; më pas do të kryesojë Meshën me ipeshkvijtë e Japonisë në Solemnitetin e Shenjtorëve Apostuj Pjetër dhe Pal.

Kardinali do të kremtojë një Meshë tjetër të hënën, më 30 qershor, në Katedralen e Tokios. Kremtimi do të pasohet nga takimi me Kryeministrin Ishiba Shigeru dhe me Naltmadhërinë e Saj Nobuko, Princesha Tomonito e Mikasës.

Të martën, më 1 korrik, kardinali do të takohet me Lartmadhërinë e Tij Fumihito, Princ i Kurorës Akishino.

27 qershor 2025, 15:39