杏MAP导航

K?rko

90th anniversary of diplomatic relations between Cuba and the Vatican

Imzot Gallagher: diplomacia e shpres?s, alternativ? ndaj egoizmit

Sekretari p?r Marr?dh?niet me Shtetet dhe Organizatat Nd?rkomb?tare ?sht? n? Kub? p?r 90-vjetorin e marr?dh?nieve diplomatike nd?rmjet Selis? s? Shenjt? dhe vendit karaibik. Diplomacia e Vatikanit, kujtoi kryeipeshkvi duke cituar Pap?n Leoni XIV, ?sht? "shprehje e vet? katolicitetit t? Kish?s", e frym?zuar nga "urgjenca baritore", q? e shtyn "ta intensifikoj? misionin e saj ungjillor n? sh?rbim t? njer?zimit"

R.SH. - Vatikan

"Mos kini frikë t'ia hapni zemrat tuaja Krishtit. Lejojeni Atë të hyjë në jetën tuaj, në familjet tuaja, në shoqëri, në mënyrë që gjithçka të përtërihet". Këto fjalë të Shën Gjon Palit II, shqiptuar në vitin 1998 gjatë udhëtimit apostolik në Havanë, u cituan nga Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, në fjalimin e tij të djeshëm në një Konferencë, pjesë e vizitës tre-ditore në Kubë, që përfundoi sot. Një mundësi - 90 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kubës dhe dhjetë vjet pas udhëtimit apostolik të Papës Françesku - për të riafirmuar se të gjitha aktivitetet e Selisë së Shenjtë, të bazuara në forcën e mesazhit të krishterë, "kanë jehonë në shoqëri", gjë që mund të kuptohet si "ftesë për të punuar në favor të dinjitetit njerëzor".

Drejt solidaritetit aktiv

Prandaj lind nevoja për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut i cili - kujtoi Gallagher - "është qenie-drejt, qenie-për, është bashkësi dhe zemër e hapur ndaj tjetrit, pa përjashtim". "Njeriu - theksoi prelati - është naturaliters socialis; qenie nevojtare, në kuptimin që në të gjitha nivelet, ekonomike, politike, shoqërore dhe transcendente, nuk është në gjendje t’i gjejë brenda vetes edhe të gjitha elementet për zhvillimin e tij. E kjo kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm për të jetuar. Këto nevoja e bëjnë njeriun të lidhet me shoqërinë dhe me Shtetin".

Sipas Gallagher, "kjo dashuri shoqërore duhet t’i kundërvihet egoizmit, shfrytëzimit dhe dhunës; duhet të jetë drita e një bote, vizioni i së cilës rrezikon të errësohet vazhdimisht nga kërcënimet e luftës, të shfrytëzimit ekonomik dhe social dhe shkeljes së të drejtave të njeriut; ndërsa duhet të çojë në solidaritet aktiv me të gjithë ata që dëshirojnë të promovojnë drejtësinë dhe paqen në botë".

Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, më pas, citoi Papën Leoni XIV, për të kujtuar se diplomacia e Vatikanit është "shprehje e vetë katolicitetit të Kishës", e frymëzuar nga urgjenca baritore, që e shtyn "ta shpeshtojë misionin e saj ungjillor në shërbim të njerëzimit".

Kërkimi i paqes

Në homelinë e Meshës, kremtuar në Katedralen e Havanës, me rastin e vizitës për 90-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe me vendin e Karaibeve, imzot Gallagher përsëriti dëshirën për paqe, "paqe të çarmatosur dhe çarmatosëse" siç thekson Papa. Prej këndej imzot Gallagher kujtoi disa elemente që i duhen diplomacisë, për të përhapur paqen: pajtimin, të vërtetën, dialogun, drejtësinë, solidaritetin dhe kërkimin për çarmatim. Mbrojtja e të drejtave është gjithashtu bazë e nevojshme për bashkëjetesën dhe realizimin e paqes. Duke filluar nga mbrojtja e familjes dhe e jetës e cila, pohoi Gallagher, që citoi përsëri Papën Leoni XIV, mund të arrihet para së gjithash "duke investuar në familjen e themeluar në bashkimin e qëndrueshëm të burrit me gruan”

Ndikimi i lirisë fetare mbi të mirën e përbashkët

"Liria fetare luan rol themelor në promovimin e të mirës së përbashkët – theksoi Imzot Gallagher. Duke njohur përshpirtërinë e individëve, duke respektuar lirinë e tyre fetare dhe duke i lejuar secilit njeri të ndjekë fenë e tij a të saj, secili prej nesh mund të përmbushë detyrën për të kontribuar në mirëqenien e të gjithëve dhe të grupeve tona shoqërore. Kjo, në fund të fundit, krijon një shoqëri më të harmonishme dhe më të begatë". Siç shkroi Papa Françesku në enciklikën Fratelli tutti, kur mohohet e mira transcendente e njeriut, "forca e pushtetit mbizotëron dhe secili tenton të përdorë mjetet në dispozicion të tij ose të saj në maksimum për të imponuar interesat ose mendimin e tij ose të saj, pa respektuar të drejtat e të tjerëve".

Prelati, në fund, nënvizon një parim themelor: "Liria fetare nuk është vetëm e drejtë njerëzore, por edhe mënyrë transcendente dhe praktike për t’i kapërcyer përçarjet, për të promovuar dialogun dhe për të krijuar një bashkësi globale më paqësore dhe më të harmonishme". Kjo "është shtylla themelore në ndërtimin e shoqërive".

06 qershor 2025, 16:50