MAP

2025.05.06 12ª Congregazione Cardinali

Thirrje e kardinajve: të arrihet, pa vonesë, paqja e drejtë dhe e qëndrueshme

Deklaratë e Selisë së Shenjtë nga Kongregacioni i Përgjithshëm para Konklavit: kardinajtë shprehin shqetësimin për popullsitë, ende viktima të konflikteve. Pas intensifikimit të sulmeve "veçanërisht kundër popullsisë civile", ata u bëjnë thirrje “të gjitha palëve të përfshira të arrijnë, sa më shpejt të jetë e mundur, një armëpushim të qëndrueshëm". Kërkohen unanimisht bisedime "pa kushte paraprake"

R.SH. – Vatikan

Në prag të fillimit të Konklavit, kardinajtë e mbledhur në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri bëjnë thirrje për armëpushim në vendet ku ka konflikte.

"Ne, kardinajtë e Kishës Shenjte Romake, mbledhur në Kongregacion të Përgjithshëm para fillimit të Konklavit - shkruhet në deklaratën e botuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit - pasi kemi vërejtur me keqardhje se nuk është bërë asnjë hap përpara për të favorizuar proceset drejt paqes në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në shumë anë të tjera të botës, përkundrazi, sulmet janë intensifikuar, veçanërisht kundër popullsisë civile, u bëjmë një thirrje të zjarrtë të gjitha palëve të përfshira që, sa më shpejt të jetë e mundur, të arrijnë një armëpushim të qëndrueshëm dhe, pa kushte paraprake dhe vonesa të mëtejshme, të ulen në tryezën e bisedimeve për paqen e dëshiruar prej kohësh nga popullsitë e atyre vendeve dhe nga e gjithë bota”.

Së fundi, nga kongregacioni i 12-të i përgjithshëm, në të cilën morën pjesë sot paradite, kardinajtë i ftojnë “të gjithë besimtarët të intensifikojnë lutjen drejtuar Zotit për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".

06 maj 2025, 13:27