杏MAP导航

K?rko

2025.05.06 12?? Congregazione Cardinali

Thirrje e kardinajve: t? arrihet, pa vones?, paqja e drejt? dhe e q?ndrueshme

Deklarat? e Selis? s? Shenjt? nga Kongregacioni i P?rgjithsh?m para Konklavit: kardinajt? shprehin shqet?simin p?r popullsit?, ende viktima t? konflikteve. Pas intensifikimit t? sulmeve "ve?an?risht kund?r popullsis? civile", ata u b?jn? thirrje “t? gjitha pal?ve t? p?rfshira t? arrijn?, sa m? shpejt t? jet? e mundur, nj? arm?pushim t? q?ndruesh?m". K?rkohen unanimisht bisedime "pa kushte paraprake"

R.SH. – Vatikan

Në prag të fillimit të Konklavit, kardinajtë e mbledhur në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri bëjnë thirrje për armëpushim në vendet ku ka konflikte.

"Ne, kardinajtë e Kishës Shenjte Romake, mbledhur në Kongregacion të Përgjithshëm para fillimit të Konklavit - shkruhet në deklaratën e botuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit - pasi kemi vërejtur me keqardhje se nuk është bërë asnjë hap përpara për të favorizuar proceset drejt paqes në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në shumë anë të tjera të botës, përkundrazi, sulmet janë intensifikuar, veçanërisht kundër popullsisë civile, u bëjmë një thirrje të zjarrtë të gjitha palëve të përfshira që, sa më shpejt të jetë e mundur, të arrijnë një armëpushim të qëndrueshëm dhe, pa kushte paraprake dhe vonesa të mëtejshme, të ulen në tryezën e bisedimeve për paqen e dëshiruar prej kohësh nga popullsitë e atyre vendeve dhe nga e gjithë bota”.

Së fundi, nga kongregacioni i 12-të i përgjithshëm, në të cilën morën pjesë sot paradite, kardinajtë i ftojnë “të gjithë besimtarët të intensifikojnë lutjen drejtuar Zotit për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".

06 maj 2025, 13:27