杏MAP导航

K?rko

2029.05.29   Nuovo design portale Santa Sede

Pamje e re p?r faqen institucionale t? internetit t? Selis? s? Shenjt?

Ndryshon faqja e internetit “vatican.va”, ku mund t? gjenden dokumentet zyrtare t? magjisterit t? Pap?s dhe t? Selis? s? Shenjt?. Pamja e re “?sht? p?rqafimi i Kish?s p?r bot?n dixhitale”

R.SH. – Vatikan

Një sfond i kaltërt si qielli dhe Papa Leoni XIV, që përshëndet besimtarët, duke buzëqeshur. Pastaj, tonet e ngrohta të travertinit (lloj mermeri). Qielli dhe toka. Gur dhe thellësi. Kështu paraqitet faqja e re institucionale e Selisë së Shenjtë, vatican.va, dritare me një grafikë më moderne, e cila i orienton vizitorët drejt dokumenteve të magjisterit të Papës dhe të paraardhësve të tij, si edhe përmban një gamë të gjerë informacionesh mbi botën e Vatikanit. Faqja është bërë publike nga dhjetori i vitit 1995 e, për gati 30 vjet, ka qenë dritarja nga e cila bota mund të shohë Selinë e Shenjtë.

Puna e ekipit editorial dhe teknik

Ndryshimi i faqes kryesore është pjesë e një pune të gjatë editoriale dhe zhvillimore, strukturuar në faza të ndryshme me qëllim transferimin e trashëgimisë së madhe historike të faqes në një portal të rinovuar. Ekipi Editorial kujdeset për dokumentacionin institucional dhe garanton hyrjen e përdoruesve në të gjithë përmbajtjen, ndërsa Ekipi Teknik i Dikasterit vatikanas për Komunikimin zhvilloi strukturën e faqes, duke i dhënë jetë projektit të grafik dizajnerit peruvian Juan Carlos Yto (TMB_Lab), ish-student i grupit të parë të programit Faith Communication in the Digital World.

Përqafimi i Kishës në botën dixhitale

“Duhet të përfaqësojë përqafimin e Kishës në botën dixhitale”: kjo e frymëzoi Juan Carlos-in në hartimin e grafikës së re, që ndoqi “frymën dhe formën eliptike të Sheshit të Shën Pjetrit”, menduar nga arkitekti i famshëm italian Gian Lorenzo Bernini: “një Kishë me krahë hapur”, që e përqafon gjithë botën edhenë kohët moderne. “Ngjyrat – sqaron Juan Carlos – frymëzohen nga e kaltërta e qiellit romak, e cila bën bukur kontrast me tonet e ngrohta të travertinit. Qielli dhe toka. Guri dhe thellësia. Theksime ngjyrë ari të hyjnisë, gri e hapur dhe e bardhë për të dhënë dritë. Fotografi më të mëdha dhe më të spikatura në faqen kryesore, për të treguar një Kishë të gjallë dhe vazhdimisht në lëvizje”.

29 maj 2025, 12:40