MAP

Të Ngjituri të Krishtit në Qiell, Gustave Doré - © Biblioteca Apostolica Vaticana Të Ngjituri të Krishtit në Qiell, Gustave Doré - © Biblioteca Apostolica Vaticana

Një prani e padukshme

Arti dhe mësimet e Papëve, për ta jetuar liturgjinë. Bashkëpunimi i Vatican News dhe Bibliotekës së Vatikanit vazhdon. Një gravurë nga Gustave Doré dhe fjalët e Benediktit XVI na ndihmojnë ta jetojmë solemnitetin e Ngjitjes së Zotit në Qiell

R.SH. / Vatikan

Pastaj i çoi jashtë, drejt në Betani dhe, duke lartuar duart, i bekoi. Ndërsa i bekonte, u nda prej tyre dhe u lartua në qiell. E ata ranë përmbys para tij dhe u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh dhe ishin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar Zoti”&Բ;(Lk 24,50-53). Shën Luka Ungjilltar e përfundon kështu historinë e Ngjitjes së Krishtit në Qiell. Është çasti kur përfundon jeta tokësore e Jezusit, i cili që nga ai çast bashkohet fizikisht me Hyjin Atë, për të mos u dukur kurrë mbi dhe deri tek Parousia, ardhja e tij e dytë për Gjyqin e Mbram. Dyzet ditë pas Pashkëve, Kisha e kremton këtë festë që nga shekulli IV.

Ad Ligny da Gustave Doré, [L'Ascensione], xilografia, in Gustave Doré, [La Bibbia], Deventer 1887. BAV, Stampe II.337, tav. 40
Ad Ligny da Gustave Doré, [L'Ascensione], xilografia, in Gustave Doré, [La Bibbia], Deventer 1887. BAV, Stampe II.337, tav. 40

Pathos dhe solemnitet

Episodi ilustrohet prej një ksilografie gdhendur në dru nga Ligny, bazuar në një vizatim të Gustave Doré, piktor, disenjator dhe skulptor i njohur francez. E duhet kujtuar se është edhe piktori më i njohur për ilustrimin figurativ të Komedisë Hyjnore të Dantes. Artist i vlerësuar i temave fetare, është i famshëm edhe për botimin e ilustruar të Shkrimit Shenjt, “Biblës”, që pati  ndikim të madh mbi artin fetar duke nisur që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë e tutje, nga e cila është marrë edhe kjo skalitje. Krishti është i mbështjellë nga një dritë shumë e fortë, që duket sikur buron nga trupi i tij. Apostujt përshkruhen në plan të parë, të rregulluar në dy grupe: ata e sodisin ngjarjen me vështrime të mahnitura dhe gjeste të ngazëllyera habie. Patosi karakterizon këtë panel, i cili ngjall emocione të forta tek ata që e shikojnë dhe ofron përshtypje hieraticiteti të tensionuar dhe solemn.

Ad Ligny da Gustave Doré, [L'Ascensione], xilografia, in Gustave Doré, [La Bibbia], Deventer 1887. BAV, Stampe II.337, tav. 40. (particolare)
Ad Ligny da Gustave Doré, [L'Ascensione], xilografia, in Gustave Doré, [La Bibbia], Deventer 1887. BAV, Stampe II.337, tav. 40. (particolare)

Fuqia e Shpirtit

"Karakteri historik i misterit të ngjalljes dhe ngjitjes së Jezusit në Qiell - pati kujtuar Benedikti XVI me rastin e Solemnitetit të Ngjitjes së Krishtit në Qiell, në vitin 2009 - na ndihmon të njohim dhe të kuptojmë gjendjen naltuese të Kishës:

“Të dashur vëllezër dhe motra, karakteri historik i misterit të ringjalljes dhe ngjitjes së Krishtit në qiell na ndihmon të njohim dhe të kuptojmë gjendjen transcendente të Kishës, e cila nuk lindi as nuk jeton për të kompensuar mungesën e Zotit të saj “të larguar”, por përkundrazi e gjen arsyen e ekzistencës dhe të misionit të saj në praninë e përhershme, megjithëse të padukshme, të Jezusit, një prani që vepron përmes fuqisë së Shpirtit të tij. Me fjalë të tjera, mund të themi se Kisha nuk kryen funksionin e përgatitjes së kthimit të Jezusis ‘të munguar’, por, përkundrazi, jeton dhe punon për të shpallur ‘praninë e tij të lavdishme’ në një mënyrë historike dhe ekzistenciale”. (Benedikti XVI, Solemniteti i Ngjitjes në qiell, 24 maj 2009)

29 maj 2025, 09:30