ÐÓMAPµ¼º½

2025.05.05 11ª Congregazione Cardinali

Në Kongregacionin e 11-të të Përgjithshëm u fol për migrimin, sinodalitetin dhe unitetin

Përafërsisht 170 kardinalë, përfshirë 132 zgjedhës, ishin të pranishëm në Kongregacionin e Njëmbëdhjetë të Përgjithshëm, i cili u zhvillua nga ora 17:00 deri në 19:00 sot, më 5 maj. U trajtuan tema të ndryshme, duke përfshirë angazhimin dhe përgjegjësinë në mbështetjen e Papës së ri, i cili shpresojnë se do të ketë një perspektivë dialogu dhe ndërtimi marrëdhëniesh me botë të ndryshme fetare dhe kulturore.

R.SH. / Vatikan

Në kuadrin e konklavit që do të hapet më 7 maj, sot pasdite u zhvillua Kongregacioni i njëmbëdhjetë i përgjithshëm i kardinalëve. Kongregacioni i radhës - dhe i fundit - do të zhvillohet nesër paradite në orën 9. Kongregacioni i njëmbëdhjetë filloi në orën 17 me pjesëmarrjen e 170 kardinalëve, përfshirë 132 zgjedhës. Gjatë punimeve të pasdites pati afërsisht 20 ndërhyrje nga kardinalët.

U fol për përkatësinë etnike në Kishë dhe në shoqëri, për migrimet, luftërat, për sinodin dhe eklesiologjinë e bashkimit, dhe u riafirmua angazhimi i kardinalëve për të mbështetur Papën e ri. Po kështu, u fol për një papë, i cili duhet të jetë bari që dialogon me kultura të ndryshme të pranishme në botë. U diskutua gjithashtu edhe për praninë e sekteve në rajone të ndryshme të botës. Konklavi nuk do të jetë një hapësirë ​​e mbyllu, po një burim ripërtëritjeje shpirtërore.

Këtë pasdite, në Kapelën Pauline të Pallatit Apostolik, u zhvillua betimi i zyrtarëve dhe stafit të Konklavit para Kardinalit Kamerleng të Kishës dhe të tre Ndihmësve Kardinalë, në përputhje me Kushtetutën Apostolike Universi Dominici Gregis. Gjithsej rreth 100 persona bënë betimin..

06 maj 2025, 10:17